<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sa ujë duhet të pini në ditë që të quheni të hidratuar? Ç’thonë ekspertët

 

Arsyeja pse hidratimi është i rëndësishëm është fakti se ka ndikim në gjithçka duke përfshirë temperaturën e trupit, tretjen, kockat, madje edhe cilësinë e lëkurës sonë.

“Uji ndihmon në ruajtjen e vëllimit të gjakut dhe është mjeti kryesor për plotësimin e nevojave ushqyese dhe heqjen e toksinave nga trupi,” thotë dietologia April Panitz.

“Qëndrimi i hidratuar është jetik për ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe metabolizmit, por kjo bën edhe që muskujt dhe organet e tjera të kenë lëngjet dhe elektrolitet që u nevojiten për të funksionuar në mënyrë optimale”.

Sa ujë duhet të pini në ditë?

Rregulli i njohur tetë-tetë është lajm i rremë. “Tetë gota ujë në ditë është një fakt që nuk mbështetet shkencërisht,” thotë Michael Hartman, një shkencëtar i ushqyerjes.

Ai thotë se sasia e ujit që ju nevojitet çdo ditë varet nga një sërë faktorësh – si mosha, pesha, gjatësia, aktivitetet fizike, si dhe gjendja fizike si shtatzënia, ushqyerja me gji dhe disa lloje sëmundjesh si veshkat apo zemra.

Dietologia, April Panitz thotë se sipas udhëzimeve të mjekëve, gratë duhet të pinë 2,7 litra ujë në ditë, ndërsa burrat 3,7 litra. Për t’ju kursyer “lodhjen mendore” me matematikë: 11,5 gota për gratë dhe 15,5 për burrat.

A është uji mënyra e vetme për të qëndruar të hidratuar?

Të dy mjekët pajtohen me idenë se uji është mënyra më efikase për të qëndruar të hidratuar,  por jo metoda e vetme. Uji, smothie-t apo çajrat ndihmojnë për hidratimin, ndërkohë që edhe ushqimi ka ndikim. Kastravecët, shalqini, lulelakra, manaferrat janë shembulli më i mirë i ushqimeve me përmbajtje të lartë uji.

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

11 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

13 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

13 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago