<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Në ditën e martesës, Rexha mbytet nga kali. Kjo është historia që njihet përmes “Këngës së Rexhës”. Por, rapsodi Demir Krasniqi ofron një version tjetër të kësaj historie.

“Sipas burimeve të sigurta historike, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij”, ka thënë Krasniqi, duke cituar rrëfimin e Qamilit të Vogël.

Sipas tij, Rexhës i kishte vdekur babai në moshën dyvjeçare. Siç ndodhte dikur, e ëma e Rexhës kishte pranuar të martohet me kunatin, që të jetë pranë të birit. Axha – tashmë njerku i Rexhës – u përkujdes për nipin deri në moshën e martesës; e fejoi dhe bëri dasmë të madhe për të. Por, në një moment i kishte pikur në mendje se Rexha pas martesës do të ndahet prej tij e në këtë mënyrë edhe pasuria. Andaj, ditën e dasmës e kishte mashtruar Rexhën, duke e dërguar të stalla e kuajve gjoja për t’i ushqyer, ku e vret tinëzish e fajin ua hedh kuajve.

Demir Krasniqi shprehet se këtë histori e kishte treguar nëna e Rexhës, pasi që i kishte vdekur burri i dytë (axha i Rexhës). Këngën në Gjakovë e kishte sjell Qamili i Vogël, i cili për herë të parë e kishte kënduar në Radio Prishtinë. Që atëherë kënga është përhapur në të gjitha trojet shqiptare, duke u ripërpunuar edhe nga artistë të tjerë. /21Media/Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

18 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

20 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

20 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago