Në kuadër të projektit për njohjen më të mirë të pasurive arkeologjike në arealin e Shkodrës, DRTK Shkodër prezanton “Qytezën” e Gajtanit, një vendbanim i lashtë, pozicionuar në shpatet e dy kodrave të larta.
Në shek. VII pr.K periudhë e lulëzimit të këtij vendbanimi, u rrethua me mure të gjëra, të cilat edhe sot janë të ruajtura mirë, dhe arrijnë një trashësi deri 3,5 metra. Ata janë të ndërtuar me gurë të mëdhenj me punim të paktë, që duken si shkëmbinj të mëdhenj, të vendosur një mbi një, pa ndonjë lidhje llaçi.
Është ruajtur edhe një portë e “Qytezës”, e zbuluar nga gërmimet e kryera aty në vitet `60.
Fortifikimi i Gajtanit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, në vitin 1971. Vendbanimi i fortifikuar ilir i epokës së hekurit gjendet mbi një kodër të veçuar në verilindje të fshatit Gajtan, 5 km në lindje të Shkodrës. Shtresa më e hershme kulturore i takon bronzit të vonë e fillimit të epokës së hekurit. Kjo ndiqet nga shtresa kulturore e periudhës së hekurit të zhvilluar, gjatë së cilës vendbanimi ka pasur jetë intensive. Kësaj kohe i takojnë disa furra dhe shumë enë me trajta tipike të qeramikës ilire./atsh
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…