Macja juaj nuk është lazdrake dhe refuzon të struket në krahët tuaj derisa jeni duke pushuar në divan? Çdoherë kur e merrni ngrykë, ajo largohet? Nuk jeni të vetmit
Vetëm ndonjë mace toleron që t’i kapni dhe t’i bartni ngrykë – së paku për pak kohë. E po përse macet nuk dëshirojnë që t’i bartni?
E konsideroni këtë edhe një arsye për shkak të të cilit macet kanë reputacionin e kafshëve të pavarura, të cilat dëshirojnë vetë të vendosin se si të komunikojnë.
Vështirë mund t’i detyrojmë të bëjnë diçka që nuk duan. Mirëpo, ekzistojnë edhe shumë arsye të tjera përse macja juaj nuk dëshiron që ta mbani në krahë, transmeton Telegrafi.
Disa mace assesi nuk janë mjaft të socializuara, të tjerat nuk ndihen të sigurta nga frika që të mos na bien nga krahët.
Macet e vjetra nuk mund të ndihen këndshëm në përqafim, sepse lëvizjet e papritura mund t’i shkaktojnë dhembje në nyja.
Mbani në mend, macet kanë tendencë të konsiderojnë që vetëm idetë e tyre janë të mira, prandaj nuk duhet t’i detyrojmë në përkëdhelje dhe përqafim, sepse i shkaktojnë stres. /Telegrafi/
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…