<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Paralajmërimi i një psikologu: Çfarë ndodh me fëmijën tuaj kur e goditni

Shumë studime të mëparshme kanë treguar pasojat e dëmshme të ndëshkimit fizik të fëmijëve. Megjithatë, disa prindër ende besojnë se ndonjëherë kjo është mënyra e vetme për t’i treguar fëmijës se ai e ka gabim ose se nuk po sillet siç duhet.

Psikologu rus Mikhail Labkovsky zbuloi pasojat e rënda që mund të ketë në psikikën e tij goditja e një fëmije. Siç shpjegoi ai, të rrahësh një fëmijë do të thotë të thyesh besimin e tij në jetë. Kështu, me vetëm pak fjalë, ai zbuloi arsyen kryesore pse prindërit nuk duhet ta bëjnë kurrë këtë, shkruan Forum Daily.

“Goditja nuk është edukim, është vetëm një tregues i agresionit tuaj. Pamundësia e vetëkontrollit tuaj. Ka metoda shumë më të mira dhe më efektive të edukimit dhe fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që shohin te prindërit e tyre. Ju lutem, gjeni forcën brenda vetes dhe kuptoni se nuk është në rregull të rrahni fëmijët. Është e mundur që edhe prindërit tuaj të kanë rrahur në fëmijëri dhe sigurisht që ato rrahje i mbani mend si përvojën më të dhimbshme nga fëmijëria juaj. Është e rëndësishme të theksohet se kjo është një temë shumë serioze dhe e rëndësishme për të cilën sot nuk flitet sa duhet”, shpjegoi Labkovski.

Kështu ai u bëri thirrje prindërve që të mos përdorin kurrë ndëshkimin fizik.

“Për të rritur një fëmijë me vetëbesim, si prindër duhet të mësoni të jetoni ashtu siç dëshironi të jetoni. Me siguri ju ëndërroni që fëmijët tuaj të dinë se çfarë duan dhe si t’ua mësojnë atë? E vështirë, veçanërisht nëse nuk dini si t’i realizoni dëshirat tuaja. Domethënë, njerëzit që nuk e dinë se çfarë duan në të vërtetë jetojnë në një lloj kaosi që ua përcjellin fëmijëve të tyre, gjë që nuk është aspak e mirë dhe as nuk rekomandohet”, shtoi ai

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago