O ZOT, MOS M’KORIT MA SHUM SE TRI HERË HERË NË DITË
Njani i rrethit t’Deçanit i vrau tre vetë edhe duel n’Malsi. Nêjti tri vjet tu ni shpinak. I zoti i shpisë, kur u çojke, e kish pas zakon me thanë:
— Hej zot, mos ëm korit ma shum se tri herë n’ditë.
Ky kaçaku, mas tri vjete i tha:
— Aman, more plak, qe tri vjet qi rri tu ti, për gjeth ditë ta kam nî qet fjalë. Unë ni herë jam koritë edhe i kam vra tre vetë me e nxerrë ftyrën.
— He, more bir, — i tha plaku e ke pasë taksirat se nuk e di ti se qysh â korija. Korija à shum turlish. Me i folë vllaut keq, â kori, me i folë e me i idhnue kojshinë, â kori. Me i idhnue print, â kori. Me e sha gruen, â kori. Shum janë koritë n’jetë t’njerit, e për qatâ â zor me pshtue pa u koritë tri herë n’ditë.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…