<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Sakrificat për të hapur “Xhaminë e Plumbit” pas rënies së komunizmit

 

“Xhamia e Plumbit” në qytetin e Shkodrës është e mbushur plot me histori dhe traditë në ruajtjen e vlerave të besimit mysliman, pasi është objekti i parë i kultit i hapur në Shqipëri, pas rënies së sistemit komunist.

Abdullai, djali i familjes Myftija (një nga fiset që ka edukuar hoxhallarë e myftinj ndër breza) ka rrëfyer se si bashkë me 4 vëllezërit dhe nënën vendosën të hapin “Xhaminë e Plumbit”, më 16 nëntor 1990.

“Regjimi ka qenë shumë i vështirë, me të burgosur dhe të vrarë, por ishim të vendosur në rrugën tonë. Ashtu si të parët tanë kanë sakrifikuar kundër turkut, ashtu duhet të sakrifikonim edhe ne”, kujton ai.

Ai tregon se në lutjen e parë kanë marrë pjesë mbi 55 mijë besimtarë. Abdullai rrëfen se për të kënduar vargjet e Kuranit, u është dashur që hoxhën Hafiz Sabri Koçi ta fshehin në shtëpi, duke e ruajtur nga policia që kërkonte ta arrestonte.

“Hoxha erdhi në shtëpinë tonë në orën 3 të mëngjesit, i fshehur në makinën që shpërndante qumështin. E mbajtëm të fshehur brenda në shtëpi. Dera kryesore e oborrit ishte e bllokuar nga policia dhe ne kemi dalë nga dera e fshehtë e banesës. Policia synonte të arrestonte organizatorët. Myslimanë dhe të krishterë kontribuan bashkë për të hapur xhaminë. Me qindra katolikë morën pjesë 16 nëntor 1990 kur u hap Xhamia e Plumbit”, tregon ai.

Sipas Abdullait, “Xhamia e Plumbit” shpëtoi nga shembja, pasi e lanë si monument kulture. “I ka ruajtur disa elementë për të treguar se ka qenë një xhami këtu”, thotë ai, duke nënvizuar më tej se pas rihapjes së saj “përmbysja ishte e shpejtë dhe u krijua statuti i Komunitetit Mysliman”.

“Statuti i parë u bë me qendër në Shkodër, sepse nuk ishte hapur asnjë xhami tjetër në Shqipëri. Pas 3 javësh u hap edhe xhamia në Tiranë”, shprehet Abdullah Myftija.

admin admin

Recent Posts

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

30 minutes ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 hour ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

4 days ago