<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj
Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me detektor metalesh e me pas arkeologët morën pjesë në një nga zbulimet më të jashtëzakonshme e të pazakonta të Epokës së Hekurit. Një thesar monedhash ari keltike 2,000-vjeçare, të fshehura me mjeshtëri brenda zgavrës së kockës së kofshës së një lope.
Ky depozitim i mahnitshëm përmbante 11 staterë ari galo-belgë që datonin rreth viteve 60–50 p.e.s. Mendohet se këto monedha u prenë në rajonin e Galisë së Lashtë, në Francën e sotme veriore dhe kaluan Kanalin e La Manshit gjatë një periudhe të trazuar kapërcimesh historike. Monedhat ishin fshehur me një precizion të admirueshëm brenda kanalit palcor të kockës, i cili më pas ishte mbyllur ose vulosur, duke krijuar një “kasafortë” natyrore e krejtësisht diskrete për të ruajtur pasurinë.

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Arkeologët e Muzeut Britanik dhe studiuesit lokalë supozojnë se ky përdorim i pazakontë i kockës shërbente si një mjet udhëtimi ose një mënyrë kamuflazhi për të transportuar flori pa rënë në sy gjatë bastisjeve ose pushtimeve romake të periudhës së Jul Qezarit.
Ndonëse arsyeja e saktë se pse ky thesar u varros dhe nuk u tërhoq kurrë nga pronari i tij mbetet një mister i pazgjidhur, ai mbetet sot në Muzeun e Kështjellës së Norwich-it (Norwich Castle Museum) si një dëshmi magjepsëse.
Kjo mrekulli e çuditshme arkeologjike jo vetëm që ilustron shpikshmërinë njerëzore përballë rrezikut, por gjithashtu ofron një provë të pamohueshme për rrjetet e dendura tregtare, aleancat ushtarake dhe qarkullimin e pasurisë midis fiseve keltike të Britanisë dhe Evropës kontinentale më shumë se dy mijëvjeçarë më parë.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago