<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Nga thesari i trashëgimisë kulturore në Pejë!

Jahja Drancolli

Kjo trashëgimi e rëndësishme kulturore e lokalizuar te Gryka e Rugovës, ku përmes “Via ferrata” sot mund të arrihet fare lehtë, sipas arkeologut të madh britanik,  Sir Arthur Evans (1851-1941), është quajtur kala, ndërsa arkeologu i madh hungarez, Dr. Buday Arpad në vitin 1917 e quante  një lloj shpelle me hyrje, në një faqe të pjertë të malit.  Ndonjë studius tjetër ka konstatuar se është fjala për ndonjë lokalitet prehistorik ose madje monument paleokristian i njohur që nga fillimet e krishterimit në këto anë.  Faqën e jashtme e formonte një mur i bër prej gurësh me formë të çregulltë dhe me përdorimin e një sasie të madhe të llaçit të përzier me gëlqere. Nën mbrojtjen e këtij muri mund të kalohet nga një shpellë në tjetrën. Dyshemenë e shpellës së mesme, e mbulon një shtresë rërore e imtë. Gjithë hapësira e kësaj përfshinte rreth 40-50 metra. Hyrja e përparshme zgjatet lartë, dhe për ta mbyllur këtë hyrje shërben një mur.

Aty pari, buzë Lumbardhit është zgjatur një rrugë e moçme, që lidhte Pejën me Dioklenë (Malin e Zi të sotëm), rrugë kjo që zgjatëj nga “Via de Zenta” (në Malin e Zi të sotëm) për të vazhduar në Pejë dhe duke lidhur këtë qytet më qendra të njohura të Adriatikun me ato të  Kosovës.  Në këtë kontekst,  në vitin 1378  përmendet një rrugë karvani që kalonte këtej pari dhe lidhte Pejën me Novobërdën dhe Prizrenin: “in Novam Montem Pech et Prisren”.

Burimi: Nga Arkivi Familjar

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

6 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

8 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago