<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Liverpool Echo (1939) Nëpunësi anglez : “Ju rrëfej udhëtimin tim në Shqipëri pak ditë para pushtimit nga Italia”

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Nëntor 2025

“Liverpool Echo” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°12, rrëfimin e udhëtimit të një nëpunësi anglez në Shqipëri pak para pushtimit italian të vendit tonë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kthimi nga Shqipëria

Përvoja e një burri nga Liverpool-i

Vizita në Tiranë

Pa demonstrata kundër italianëve

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

PUSHIME EMOCIONUESE

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Një burrë nga Liverpool-i, i cili u gjend në Shqipëri pak para pushtimit italian, u kthye sot në shtëpi, pas pushimeve më emocionuese që mban mend.

Ai është Z. E. A. Carson, një zyrtar i ri në Departamentin e Rojeve të Ujit të Doganës së Liverpulit.

“Nuk kisha qenë kurrë më parë në Shqipëri,” i tha ai sot gazetës Echo, gjatë një interviste në një anije ku po punoja në Alexandra Dock. “Shkova në Jugosllavi dhe, ndërsa vizitoja një liqen në jug të atij vendi, mendova të kaloja me anije në Shqipëri.

Mbërrita në Tiranë me makinë, në shoqërinë e një italiani. Nuk ka hekurudha në Shqipëri, vetëm rrugë të paasfaltuara, dhe njerëzit që kanë makina zakonisht marrin pasagjerë — përgjithësisht me pagesa të tepruara.

Tirana ishte e stolisur me flamuj për lindjen e Princit — kjo ishte të martën e javës së kaluar.”

NDJENJA ANTI-ITALIANE

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

“Në të njëjtën kohë kishin filluar demonstratat kundër Musolinit dhe italianëve në përgjithësi. Tirana është një qytet i çuditshëm, me disa ndërtesa të mira në qendër dhe pjesa tjetër baraka myslimane.

Gjatë gjithë asaj dite dhe ditës tjetër demonstratat vazhduan, duke u shtuar në intensitet dhe ndjenjë. Sapo njerëzit merrnin vesh se isha anglez, vraponin drejt meje duke thënë: ‘Poshtë Musolini, poshtë Hitleri — rroftë Chamberlain.’

Fola me çdo lloj njeriu — me personalitete që përshëndeteshin kudo që shkonim dhe me njerëz të thjeshtë. Të gjithë ishin të vendosur në mospëlqimin e tyre ndaj italianëve, dhe disa shpresonin pothuaj me ndjenjë prekëse se Anglia nuk do të lejonte italianët të marshonin brenda.

Dukeshin të gjithë gati të luftonin, për sa kohë që do të kishin mbështetje. Çdo burrë në Shqipëri duket se mban armë, dhe të gjithë janë burra të mëdhenj e të fortë. Mos besoni se shqiptarët i pritën me dëshirë italianët.”

PËRMES KUFIRIT

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

“Të nesërmen shkova në Elbasan, ku qëndrova dhjetë orë, i paaftë të gjeja çfarëdo mjeti transporti. Ishte e enjte — një ditë para se italianët të zbarkonin. Në orën tre të mëngjesit të nesërmen — po rrija në Grand Hotel, por emri ishte e vetmja gjë madhështore tek ai — u zgjova dhe m’u tha se një kamion do të më çonte deri te kufiri jugosllav, dhe kështu dola prej andej.

Nxitova nëpër Evropë për t’u kthyer në kohë për punë, por kudo që shkoja mblodha mendimin se Italia do të vazhdojë përpara nëpër Ballkan. Shqipëria është vetëm fillimi.

Në Hungari, opinioni publik është i hidhur ndaj Gjermanisë, dhe shpesh dëgjohej të thuhej se Hungaria nuk do të lejonte kurrë të merrej në të njëjtën mënyrë si Çekosllovakia.”

Shtëpia e z. Carson ndodhet në rrugën Pinehurst nr. 93, Anfield.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago