<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI

Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te rubrika Rreth Horizontit gjeta një shënim për betejën e Galicës më 20 korrik 1924 ku ishte plagosur Azem Bejta, prijësi i shquar i Lëvizjes Kaçake në Kosovë.

Po e sjell ashtu siç është botuar, më 21 Korrik 1924

“U mund lideri i kaçakve
Qeveria serbe me një mobilizim të fortë artilerie dhe mitralozësh ka arritur të mposhtë prijësin Azem Bejta dhe formacionin e tij prej disa qindra burrash të fortë. Beteja u zhvillua në Gafite (Galicë,shi) dhe detajet që kanë ardhur rreth kësaj beteje të jashtëzakonshme janë të natyrës që ndriçojnë në masë të madhe gjendjen mesjetare që ende mbizotëron në Ballkan.

Azem Bejta ishte sundimtari absolut brenda zonës së Mitrovicës në Serbinë Jugore dhe në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Nga “kalaja” e tij në Galicë, ai sundonte mbi shqiptarët e Kosovës, mblidhte taksa, ushtronte pushtet dhe ishte gjithmonë i rrethuar nga një roje personale e armatosur deri në dhëmbë. Midis popullit ai quhej “cari i vogël”.

Rreth dy vjet më parë, autoritetet serbe kishin bërë një lloj armëpushimi me të dhe me këtë rast ai premtoi se nuk do të ndërmerrte më bastisje grabitqare kundër serbëve.

Natyrisht, ai nuk e mbajti premtimin, por pozicioni i tij ishte aq i fortë sa autoritetet donin të shmangnin ndërhyrjen për aq kohë sa të ishte e mundur. Ata negociuan me të për disa muaj dhe hezituan të fillonin një fushatë të rregullt ushtarake kundër tij. Megjithatë, serbët më në fund mësuan se ai po negocionte edhe me qeverinë e re shqiptare, e cila kërkonte zonat e Kosovës dhe Sanxhakut të Pazarit të Ri.

Të dyja qeveritë tani bënë një aleancë kundër kreut të kaçakve dhe ndërmorën masat më energjike. Ushtria u përqendrua dhe një ditë të bukur beteja u zhvillua në Galicë, e cila përfundoi me një disfatë dërrmuese për Azem Bejtën, fati i mëtejshëm i të cilit është i panjohur.

Nuk dihet nëse ai ka vdekur.

Deri më tani janë gjetur rreth 120 kaçakë të vrarë, por mendohet se rrënojat e shtëpive të shkatërruara fshehin edhe disa qindra të tjerë. Në fshatrat e pushtuara nga trupat qeveritare janë gjetur një sasi e madhe municionesh dhe armësh.”(shs)

/21 Korrik 1924,Svenska Dagbladet/
Fotocredit: Wikipedia

https://www.facebook.com/100067813688658/posts/jehona-e-azem-bejt%C3%ABs-n%C3%AB-suedi-duke-shfletuar-arkivin-e-gazet%C3%ABs-suedeze-svenska-d/1287357023534742/

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago