Reklama e parë televizive në histori është shfaqur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1 korrik 1941, në orën 14:29, raporton Demokracia.com.
Reklama, e cila zgjati dhjetë sekonda, kishte të bënte me një orë të markës “Bulova”. Konsistonte me një imazh të një ore mbi hartën e Shteteve të Bashkuara dhe një zë që thoshte: “America runs on Bulova time”. Me një çmim prej 4 dollarësh, kjo reklamë u publikua në kanalin televiziv të Nju- Jorkut, “WNBT”, gjatë një ritransmetimi të një ndeshje bejsbolli ndërmjet ekipit Bruklin Dogjers dhe Filadelfia Filies.
Edhe pse në atë kohë, jo shumë persona kishin televizion në qytetin e Nju-Jorkut, kjo reklamë ishte e suksesshme, për ç’gjë shumë kompani vazhduan hapat e Bulovas.
Një hap tjetër i madh në historinë e reklamave televizive ndodhi në dekadën e viteve ’60. Një zyrtar i NBC-së sugjeroi transmetimin e reklamave të gjata rreth një minutë. / Demokracia.com/
Reklama e Bulovas e gjeni mëposhtë:
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…