Në këtë vizatim (litografi), është e paraqitur dhoma e audiencës (pritjes) së sundimtarit shqiptar të Pashallëkut më të madh shqiptar (të Janinës) Ali Pashë Tepelenës (1740-1822). Dhoma është e paraqitur gjatë ditës. Një burrë (ose Ali Pashë Tepelena, nëse kjo është një rindërtim i një skene të kaluar) është i ulur në cep të sallonit ku takohet me një nga vizitorët e tij, ndërsa të tjerët presin në një radhë për të folur me të. Përveç vizitorëve, në dhomë janë dhe ushtarët shqiptarë të veshur me fustanella, ndërsa tavani është zbukuruar në një mënyrë tepër të bukur.
🔸Data e krijimit: 1855
🔸Përshkrimi fizik: litografi me ngjyra; 22,2 x 31,9 cm
🔸Autor: G. D. Beresford
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…