Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një deklaratë të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika.
“Nëse Amerika na njeh dhe dëgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, – deklaroi Zogu, – kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë.”
“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta vendosur vetë fatin tonë.”
“Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë.”
(Marrë nga: Reno Evening Gazette)
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…