<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

 

 

Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash liqeni i Tanganikës në Afrikë nuk është vetëm liqeni me ujë të ëmbël më i gjatë në planet, por edhe një mrekulli natyrore me përmasa mbresëlënëse.

 

 

Me një thellësi maksimale prej 1470 metrash, ai renditet i dyti në botë pas Liqenit Bajkal.

Ky basen gjigant përmban rreth 19.000 kilometra kub ujë, që përbëjnë afërsisht 16% të të gjithë ujit të ëmbël në gjendje të lëngshme që ndodhet në sipërfaqen e Tokës.

 

 

Liqeni u formua 9 deri në 12 milionë vjet më parë përgjatë Rift Valley-t Perëndimor, aty ku çarja e madhe gjeologjike vazhdon të ndajë pllakën somaleze nga ajo nubiane.

 

 

Sot, ujërat e tij përshkojnë territoret e Burundit, Republikës Demokratike të Kongos, Tanzanisë dhe Zambisë, duke krijuar një ekosistem të jashtëzakonshëm me mbi 2.000 lloje kafshësh dhe bimësh, shumica e të cilave gjenden vetëm në këtë liqen.

Sipas të dhënave zyrtare të Guinness World Records, Liqeni Tanganika ka një gjatësi maksimale prej 673 kilometrash, ndërsa gjerësia e tij varion nga 16 deri në 72 kilometra.

Forma e tij e ngushtë dhe e zgjatur nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e origjinës së tij tektonike.

 

 

Përveç gjatësisë së jashtëzakonshme, Tanganika është edhe një nga liqenet më të thellë në botë.

 

 

Në pikën më të thellë arrin 1.470 metra, ndërsa thellësia mesatare është rreth 570 metra, duke e bërë liqenin e dytë më të thellë në Tokë pas Bajkalit në Rusi. përcjell Zhurnal.mk .

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

12 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

12 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

12 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago