<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çfarë thoshte Esat Toptani për gjermanët në vitin 1916

“L’Heure” ka botuar, të premten e 1 shtatorit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Esat Pashë Toptanit ndaj militarizmit gjerman, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :Esat Pasha, i cili erdhi në Maqedoni për të ndihmuar gjeneralin Sarrail, bëri deklaratat e mëposhtme në prani të disa gazetarëve:

Unë vij këtu, tha ai, me të gjithë ushtarët e mi, të cilët nuk janë të shumtë në numër, por që formojnë një ushtri të vogël me të njëjtin mendim si të gjithë ushtarët Aleatë, për të luftuar me guxim deri në fitoren përfundimtare të Antantës. Unë besoj se ne jemi në prag të ngjarjeve madhore në Ballkan.Përfitova nga qëndrimi im në kryeqytetet evropiane për t’u takuar me shtetarët e Antantës mbi Shqipërinë. Unë u largova me shumë besim për fatin e ardhshëm të vendit tim. Të gjitha fuqitë Aleate e njohën integritetin e Shqipërisë dhe më deklaruan se kushtet e Traktatit të Londrës janë ende në fuqi. Antanta më premtoi ndihmën e saj në rivendosjen e paqes në vendin tim dhe rimëkëmbjen e tij.

Unë jam i bindur në mënyrë të padiskutueshme se Gjermania më në fund do të mposhtet. Që në ditët e para të luftës evropiane, bëra të njëjtin pohim që faktet e përforcojnë sot. Pasuritë e mëdha të Francës, Anglisë, Rusisë dhe Italisë, rezervuarët e tyre të pasur me burra dhe municione do të mposhtin përfundimisht militarizmin gjerman.”Darsiani.com

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

5 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

5 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago