shtë një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina.
Studiuesi Nexhmedin Spahiu ka publikuar një dokument në osmanisht, sipas të cilit është dokument nga arkivat osmane, ku Porta e Lartë jep përgjigje mbi veprimtarinë e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Nexhmedin Spahiu: Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912.
Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina.
Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.
Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: MOS E PENGONI. E KA PAJTIMIN TONË.
MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912)
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…