Për avionët, fluturimi në lartësi të tepërta shkakton komplikime serioze, duke kompromentuar ndër të tjera edhe funksionimin e motorit. Sapo të tejkalohet pragu prej rreth 15 km, ndërsa lartësia e fluturimit të një aeroplani me pasagjerë është zakonisht rreth 10 km, dendësia e ajrit bie shumë, duke ulur të ashtuquajturën ngritjen e avionit. Me fjalë të tjera, numri i molekulave të ajrit që rrjedhin në krahë, duke e mbështetur atë, do të zvogëlohej rrezikshëm, duke shkaktuar humbjen e lartësisë dhe shpejtësisë së avionit dhe duke e rrezikuar të binte.
Për më tepër, nëse një aeroplan udhëton në lartësi shumë të mëdha, sasia e oksigjenit bëhet gjithnjë e më e pakët, duke shkaktuar vuajtjen e motorëve, të cilët kanë nevojë për ajër për të punuar në mënyrën më të mirë të tyre
Pavarësisht këtyre disavantazheve, mbajtja e një lartësie prej rreth 10 km ka gjithashtu përfitime për avionët. Mbi të gjitha ekonomike, si shpenzimi i karburantit, që për shkak të rezistencës më të ulët të ajrit në sipërfaqen e avionit, e cila i lejon avionit të shtyjë më shumë, konsumon më pak. /A2CNN
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…