<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ishte tregu reciprok në Shqipërinë e viteve ’40-’50?

Në vitin 1948, pas ndërprerjes së furnizimit me triska të fshatarësisë, filloi zbatimi i një sistemi të ri grumbullimi dhe furnizimi për fshatarësinë, nëpërmjet të ashtuquajturës “Tregti reciproke”.

Më konkretisht, sistemi i plotë i “këmbimeve reciproke” ndërmjet shtetit dhe fshatarësisë, filloi të veprojë nga data 1 janar 1949.

Përmes këtij sistemi, fshatarësia duhet të furnizonte shtetin me sasinë e nevojshme të produkteve bujqësore, blegtorale, bimëve industriale dhe bimëve mjekësorë që ajo prodhonte. Nga ana tjetër, shteti, nëpërmjet kooperativave të shitblerjes, merrte përsipër të furnizonte fshatarësinë me mallra industriale, që nuk prodhoheshin në fshat, me çmime më të ulëta se tregu i lirë. Nga jashtë të krijohej përshtypja e vendosjes së një sistemi, që respektonte interesat reciproke të të dy palëve: të fshatarësisë dhe të shtetit.

Fshatarësia i siguronte shtetit sasitë e nevojshme të produkteve që ajo prodhonte dhe në këmbim të kësaj, shteti e furnizonte fshatarësinë me mallrat qe ajo nuk i prodhonte. Llojet dhe sasia e mallrave që fshatari fitonte të drejtën të blinte në kooperativat e shitblerjes me çmime të garantuara reciproke, përcaktoheshin nëpërmjet lëshimit të bonove ose kuponave të tregut reciprok nga ana e grumbulluesit shtetëror, që pranonte dorëzimin e produkteve bujqësore e blegtorale të fshatarit.

Pra, në këtë partneritet ose “këmbim reciprok” të gjitha kushtet e këmbimit vendoseshin nga shteti apo nga aparati i nomenklaturës së diktaturës.

Burimi: Banka e Shqipërisë

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

15 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

17 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

17 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago