<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin? – Po dhe shëndeti juaj rrezikohet nëse nuk ndaleni!

Mjekët, gjyqtarët, pilotët… Procesi i vendimmarrjes së atyre që ushtrojnë profesione shumë të vështira për shumë orë radhazi mund të rrezikohet nëse truri nuk ndalet.

Dënimi i një gjyqtari, rruga e një shoferi, një terapi e mjekut, ka profesione që kërkojnë përqendrim intensiv dhe të vazhdueshëm dhe edhe një herë shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru.

Një studim i Institutit të Trurit në Paris, duke i nënshtruar një grupi prej 40 personash në skanime të trurit në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës, në fakt zbuloi se detyrat e zgjatura njohëse që kërkojnë shumë detyra, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin në trur të glutamatit.

Është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë gjumit: nëse është në sasi të mëdha, ky neurotransmetues i dobishëm për dërgimin e sinjaleve nga qelizat nervore bëhet toksik sepse ndryshon korteksin parafrontal anësor (LPFC), rajonin e trurit të përfshirë në vendimin e procesit.

Sipas studimit të Parisit, drejtuesit e autobusëve, mjekët, pilotët dhe të gjithë ata që ushtrojnë profesione shumë kërkuese duhet të gëzojnë periudha të rregullta dhe të detyrueshme pushimi për të lejuar trurin e tyre të “detoksifikohet”, duke shmangur kështu që qarku vendimmarrës të pësojë një goditje pas përfundimit të një dite të gjatë dhe të ngarkuar pune. Ashtu si kontrollorët e trafikut ajror që fluturojnë aeroplanë për maksimum dy orë, pasuar nga një pushim gjysmë ore.

Studime të tjera, në fakt, kanë treguar se shumë vendime të vështira për t’u marrë nga gjyqtarët ose mjekët ndikohen nga lodhja e tepërt e akumuluar: dhe kështu mund të ndodhë që një dënim të jetë i padrejtë, ose që një mjek të përshkruajë një antibiotik të panevojshëm. Me fjalë të tjera, trurit i ka mbaruar energjia dhe zgjedh veprime me përpjekje të ulëta me shpërblime afatshkurtra. Siç thonë ata: do të ishte më mirë të flinit një natë mbi vendimin për tu marrë pa u nxituar.

Edel Strazimiri / SCAN

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago