Australia është një prej vendeve në botë, ku votuesit obligohen të votojnë në zgjedhjet e mbajtura në këtë shtet.
Kjo do të thotë që më 21 maj në zgjedhjet që do të mbahen në këtë shtet, do të votojnë 90 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote.
Në gusht të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi disa ligje të qeverisë me të cilat reformohet sistemi zgjedhor i Australisë.
Të gjitha sistemet zgjedhore të demokracive anglofone si Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara bazohen në votim vullnetar.
Megjithatë, në Australi votimi është i detyrueshëm dhe kryhet nga autoritetet zgjedhore, e gjykatat mbështetin fuqishëm veprimet e tilla brenda juridiksionit të tyre.
Ndërkaq vendet e botës që e kanë të rregulluar me ligj pjesëmarrjen për votim janë: Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Kili, Qipro, Ekuadori, Egjipti, Greqia, Italia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Nauru, Paraguai, Peruja, Singapori, Zvicra, Tajlanda, Turqia dhe Uruguai.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…