Matja e tensionit arterial duket si një procedurë e thjeshtë që secili mund ta kryejë brenda pak minutash në shtëpi. Megjithatë, në praktikë, shumë njerëz bëjnë gabime që i bëjnë rezultatet e tyre të pabesueshme.
Vlerat e larta ose të ulëta të pasakta mund të çojnë në stres të panevojshëm, interpretim të gabuar të gjendjes shëndetësore, e madje edhe në terapi të papërshtatshme. Për një matje të saktë kërkohet përgatitje dhe respektim i disa rregullave themelore.
1. Matja pas sforcimit fizik ose gjatë stresit Një nga gabimet më të shpeshta është matja e tensionit menjëherë pas ngjitjes së shkallëve, ecjes së shpejtë, stërvitjes ose pas një situate stresuese. Në këto momente, trupi reagon natyrshëm me përshpejtim të rrahjeve të zemrës dhe rritje të tensionit, duke dhënë vlera shumë më të larta se gjendja reale e qetësisë.
Ekspertët këshillojnë një pushim prej 5 deri në 10 minuta në një ambient të qetë përpara matjes, pa përdorur telefonin. Gjithashtu, konsumimi i kafesë, çajit, pijeve energjike ose duhani menjëherë para matjes ndikojnë negativisht. Edhe biseda gjatë procesit të matjes mund të ndryshojë rezultatin.
2. Pozicioni jo i duhur i trupit Mbajtja e trupit në mënyrë të gabuar është një tjetër shkaktar i pasaktësisë. Shumë njerëz e matin tensionin duke qëndruar në këmbë, me këmbë të kryqëzuara ose duke e mbajtur dorën “në ajër”.
Gjatë matjes, duhet të uleni rehat me shpinën të mbështetur.
Shputat e këmbëve duhet të jenë të vendosura rrafsh në dysheme.
Dora me manshetë duhet të jetë në nivelin e zemrës dhe të mbështetur në tryezë.
Mansheta duhet të vendoset drejtpërdrejt në lëkurë, jo mbi rroba.
3. Matja vetëm një herë Shumë njerëz gabojnë duke menduar se një matje është e mjaftueshme. Tensioni ndryshon gjatë ditës, ndaj mjekët këshillojnë dy ose tri matje në intervale prej 1-2 minutash, duke llogaritur vlerën mesatare. Është e rëndësishme që matja të bëhet në kohë të ngjashme, mundësisht në mëngjes (para marrjes së terapisë) dhe në mbrëmje.
Përgatitja: 30 minuta para matjes, shmangni kafenë, alkoolin, duhanin dhe sforcimet fizike.
Pajisja: Përdorni një aparat të verifikuar për pjesën e sipërme të krahut (në pjesën e bicepsit). Pajisjet që vendosen në kyçin e dorës shpesh janë më pak të sakta, veçanërisht te personat e moshuar.
Mirëmbajtja: Ndërroni rregullisht bateritë, pasi një aparat me bateri të dobëta jep të dhëna të pasakta.
Matja e gabuar mund të çojë në një diagnozë të rreme të hipertensionit ose, përkundrazi, në fshehjen e problemeve serioze shëndetësore. Hipertensioni shpesh nuk shfaq simptoma për vite me radhë, ndërsa vlerat e pakontrolluara rrisin ndjeshëm rrezikun për infarkt, goditje në tru dhe dëmtim të veshkave.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…