<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Disa hapa të thjeshtë si ta nisni ditën pa stres

 

 

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit.

Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit nivelet e stresit në mbarë globin me ritme shumë të shpejta. Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore.

Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme, që të mësojmë hapa të vegjël por domethënës në menaxhimin e stresit por edhe në nisjen e ditës pa stres.

Niseni ditën pa celular 

Ekspertët thonë se kur të zgjoheni, duhet t’i jepni vetes pesë minuta, pa prekur telefonin ose pajisje të tjera që përdorni. Në këto pesë minuta të para të zgjimit mund të riorganizoni mendimet, planin tuaj të ditës, veshjen, të meditoni, të jeni mirënjohës por edhe të ndërgjegjshëm por edhe të planifikoni të bëni dicka për veten.

Pini një gotë ujë me limon 

Uji me limon, dhe jo kafe, në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Limonët janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Dush me ujë të ftohtë

Dushi i ftohtë ofron shumë përfitime për shëndetin dhe sidomos në shmangien e mendimeve të këqija dhe stresit që në mëngjes. Mjafton një ekspozim prej 30 sekondash ndaj ujit të ftohtë dhe të gjitha proceset natyrale të trupit, përfshirë edhe reagimi ndaj stresit, do të jenë në formën më të mirë.

Rregulloni shtratin 

Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të ndryshosh botën, nise duke rregulluar shtratin. Këtë e bëjnë edhe liderët më të suksesshëm të botës. Tingëllon një detyrë e thjeshtë dhe e rëndomtë, por në aspektin psikologjik ka shumë vlerë. Jo vetëm që do të ndiheni se keni arritur dicka por në fund të ditës do ju shijojë shumë pushimi në një shtrat të pastër e të rregullt.

admin admin

Recent Posts

Si të përdorni qepën për uljen e sheqerit në gjak

Qepa është një prej perimeve që plotëson këto kushte dhe rrjedhimisht mirëmban nivelet e sheqerit…

4 minutes ago

Çfarë ndodh nëse i hani thonjtë?

    Ngrënia e thonjve është një ves i zakonshëm, veçanërisht te fëmijët dhe të…

2 hours ago

Kështu fliste, komandanti, Fehmi Lladrovci, në verë të vitit 1998, për luftën e drejtë dhe të domosdoshme të UÇK-së

    Në mesin e intervistave apo prononcimeve që ka dhënë për mediet botërore, Fehmi…

2 hours ago

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

19 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

3 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

3 days ago