<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti sesa fëmijët që rriten në qytet.

Një grup kërkimor nga Spitali i Fëmijëve të Klinikës Universitare të Mynihut vërtetoi për herë të parë të ashtuquajturin “efekti i fermës”, falë të cilit fëmijët që janë rritur në fshat apo ferma bujqësore preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti sesa fëmijët që rriten në qytet.

Ekipi hulumtues arriti të ndjekë të gjithë zinxhirin biologjik të veprimit të të ashtuquajturit “efekti i fermës” te baktere që janë pjesë e mikrobiomës në zorrët e lopës.

Gjatë procesit të tretjes këto baktere që gjenden në zorrët e lopës, prodhojnë substanca metabolike dhe i lëshojnë ato në ajrin e stallës. Kur njerëzit i thithin këto substanca, receptorët imunitarë në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri reagojnë ndaj tyre.

Vendimtar në këtë proces është mikrobioma e zorrëve dhe e lëkurës së njeriut. Në të përfshihen jo vetëm bakteret, por edhe kërpudha, viruse dhe bakteriofagë. Për parandalimin e alergjive një rol të rëndësishëm luajnë si kjo shumëllojshmëri mikroorganizmash, ashtu edhe koncepti i 1.000 ditëve të para të jetës.

Sistemi imunitar formësohet që në fëmijërinë e hershme. Prandaj ekspertët u rekomandojnë nënave që, që gjatë shtatzënisë dhe më pas të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë me foshnjën ose fëmijën e vogël.

Zbulimet e reja do të verifikohen në laborator me qëllim që të deshifrohen mekanizmat molekularë dhe qelizorë të të ashtuquajturit “efekti i fermës”. Synimi afatgjatë është zhvillimi i formave të reja të parandalimit ose i barnave që mund të stërvitin sistemin imunitar, pa qenë e nevojshme që fëmijët të qëndrojnë në stalla lopësh.

admin admin

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

1 day ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

1 day ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

1 day ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

1 day ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

1 day ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

1 day ago