<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në histori

 

 

Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese. Megjithatë, pasojat e një katastrofe nuk varen vetëm nga fuqia e natyrës. Dendësia e popullsisë, cilësia e ndërtimeve, infrastruktura dhe mënyra se si autoritetet reagojnë mund ta shumëfishojnë numrin e viktimave.

 

 

Ekspertët madje shmangin shpesh termin “fatkeqësi natyrore”, pasi ai mund të fshehë përgjegjësinë njerëzore. Historia e tregon qartë këtë: përmbytja e vitit 1931 në Kinë u bë shumë më vdekjeprurëse për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe mungesës së mirëmbajtjes së digave, ndërsa uragani Katrina në vitin 2005 shkaktoi 1833 viktima, edhe për shkak të shembjes së digave dhe reagimit të vonuar të qeverisë.

Më poshtë janë gjashtë nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse të regjistruara ndonjëherë.

1. Tërmeti më vdekjeprurës: Shaanxi, 1556

Me 23 janar 1556, një tërmet goditi provincën Shaanxi në Kinë dhe shkaktoi rreth 830 mijë viktima, duke u bërë tërmeti më vdekjeprurës i njohur në histori. Studimet e fundit sugjerojnë se mund të ketë pasur magnitudë 7,3–7,9.

 

 

Shumica e viktimave të para u shkaktuan nga shembja e ndërtesave dhe banesave të ndërtuara në shpella, si edhe nga rrëshqitjet e dheut. Më pas, uria dhe sëmundjet e rritën më tej numrin e të vdekurve. Të mbijetuarit nisën të ndërtonin shtëpi me materiale më të buta, si druri, për të ulur rrezikun e shembjes.

 

 

2. Shpërthimi vullkanik më vdekjeprurës: Tambora, 1815

Me 10 prill 1815, mali Tambora në ishullin Sumbawa të Indonezisë shpërtheu në një nga katastrofat vullkanike më të mëdha të historisë. Shpërthimi shkaktoi rreth 100 mijë viktima të drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga mbetjet vullkanike, uria dhe sëmundjet.

Pasojat u ndjenë në të gjithë botën për vite me radhë. Temperaturat ranë ndjeshëm dhe viti 1816 u bë i njohur në Europë dhe Amerikën e Veriut si “viti pa verë”. Dështimi i të korrave dhe përhapja e sëmundjeve shkaktuan viktima të shumta, ndaj numri përfundimtar i të vdekurve është i pamundur të përcaktohet saktësisht.

 

 

3. Përmbytja më vdekjeprurëse: lumi Jance, 1931

Në vitin 1931, lumi Jance në Kinë doli nga shtrati pas muajsh reshjesh të dendura. Çarja e digave shkaktoi rreth 140 mijë vdekje nga mbytjet dhe rrënojat. Më pas, uria dhe sëmundjet e çuan numrin e viktimave në rreth 2 milionë.

 

 

Katastrofa ndodhi në një periudhë trazirash politike dhe konfliktesh, kur mirëmbajtja e digave dhe rezervave ushqimore ishte lënë pas dore. Rreth 52 milionë njerëz u prekën nga përmbytjet dhe shumë prej tyre u detyruan të largoheshin nga shtëpitë.

 

 

Përvoja e vitit 1931 çoi më vonë në përmirësime të mëdha të infrastrukturës përgjatë lumit. Kjo u pa në vitin 1998, kur një përmbytje edhe më e madhe shkaktoi rreth 4150 viktima.

4. Cikloni tropikal më vdekjeprurës: Bhola, 1970

Me 12 nëntor 1970, cikloni Bhola goditi Indinë verilindore dhe Pakistanin Lindor, duke shkaktuar 300 mijë deri në 500 mijë viktima. Ai konsiderohet stuhia tropikale më vdekjeprurëse e regjistruar.

 

 

Reagimi i ngadaltë i qeverisë pakistaneze shkaktoi zemërim të madh dhe kontribuoi në tensionet që çuan në shpalljen e pavarësisë së Pakistanit Lindor si Bangladesh.

5. Tornadoja më vdekjeprurëse: Daulatpur-Saturia, 1989

Me 26 prill 1989, një tornado goditi Bangladeshin qendror dhe vrau rreth 1300 njerëz. Mungesa e sistemeve të paralajmërimit, strehimoreve dhe ndërtesave të forta, së bashku me dendësinë e lartë të popullsisë, e bëri katastrofën edhe më të rëndë.

 

 

6. Cunami më vdekjeprurës: Oqeani Indian, 2004

Me 26 dhjetor 2004, një tërmet me magnitudë 9,1 pranë Sumatrës në Indonezi shkaktoi një cunami gjigant në Oqeanin Indian.

 

 

Valët goditën më shumë se një duzinë vendesh në Azi dhe Afrikë dhe shkaktuan 227.898 të vdekur ose të zhdukur. Indonezia, Sri Lanka, India dhe Tajlanda patën numrin më të madh të viktimave. Cunami i vitit 2004 mbetet më vdekjeprurësi i regjistruar ndonjëherë dhe shkaktoi një reagim të gjerë humanitar ndërkombëtar.

admin admin

Recent Posts

Shpikjet e mëdha që erdhën nga bota islamike

    Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…

29 minutes ago

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…

1 hour ago

Nëse vuani nga hemorroidet, këto ushqime duhet t’i kufizoni

    Hemorroidet janë një problem i zakonshëm që mund të shkaktojë shqetësime, kruajtje dhe…

2 hours ago

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

    Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të…

24 hours ago

Si e shkakton alkooli kancerin?/ Shkenca shpjegon çfarë ndodh në organizëm

Alkooli është pjesë e jetës së përditshme për miliona njerëz. Një gotë verë në darkë,…

24 hours ago