<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Nga sallatat te frutat e freskëta/ Si përhapet paraziti që shkakton diarre të rëndë!

 

 

Një shpërthim i infeksionit cyclosporiasis, i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, po përhapet në disa shtete të SHBA-së, duke infektuar mijëra persona gjatë javëve të fundit. Simptoma kryesore është diarreja e fortë dhe e shpeshtë, e shoqëruar me dhimbje barku, lodhje dhe humbje oreksi. Deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por dhjetëra persona kanë përfunduar në spital.

 

Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, rastet janë konfirmuar në të paktën 17 shtete, ndërsa situata më shqetësuese është në Michigan, ku brenda vetëm dy javësh janë regjistruar afro 1.000 raste. Numri i të infektuarve është rritur edhe në Illinois dhe Ohio, ndërsa ekspertët besojnë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi shumë persona nuk kryejnë analiza mjekësore.

 

Infeksioni transmetohet përmes konsumimit të ushqimeve ose ujit të kontaminuar dhe nuk përhapet nga një person te tjetri. Deri më tani nuk është identifikuar burimi i saktë i shpërthimit, por raste të ngjashme në të kaluarën janë lidhur me sallatat e gatshme, borzilokun, majdanozin, mjedrat dhe perimet e freskëta.

 

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të lajnë me kujdes frutat dhe perimet përpara konsumimit, ndërsa personat që shfaqin diarre të vazhdueshme këshillohen të kontaktojnë menjëherë mjekun. Megjithëse larja e produkteve nuk eliminon gjithmonë parazitin, ekspertët theksojnë se mbetet një masë e rëndësishme për uljen e rrezikut të infektimit.

admin admin

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

17 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

17 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

17 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

20 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

22 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

23 hours ago