<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HIDDEN

Zjarri masiv në këtë zonë, evakuohen 11 familje

 

 

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e Fierit, duke u përhapur me shpejtësi nga era dhe duke rrezikuar disa fshatra dhe banesa. Sipas Policisë së Shtetit, vatra e zjarrit ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur në Qafën e Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

 

Për shkak të rrezikut të lartë dhe përhapjes së flakëve, janë evakuuar 11 familje, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rrezikun ndaj banesave të tjera. Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” në të dy drejtimet, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe forcave të ndërhyrjes në terren.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Shërbimet e DVP Fier në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit. Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy kahet e rrugës, në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas, si dhe po asistojnë shërbimet zjarrfikëse në terren, duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.

 

Deri në këto momente, pavarësisht rrezikut të lartë, nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje janë angazhuar forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën në terren.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetjen nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

admin admin

Recent Posts

Padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve: një shekull vendimesh që ndryshuan hartën e Ballkanit

Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit nuk mund të kuptohet vetëm përmes krijimit…

2 days ago

Kur fisi largohet nga territori, a zhduket edhe prejardhja?

Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga:…

2 days ago

Si të largoni yndyrën në gjak me këto metoda?

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago

Vajzat që nuk u bënë nuse/ Historia e 68 fierakeve që dolën partizane brenda një dite

    Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja…

2 days ago

A keni vështirësi në frymëmarrje kur ngjiteni shkallët? Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme paralajmëruese

  Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje gulçimit kur ngjiten shkallëve, duke e konsideruar…

2 days ago

Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet

    Mjekja endokrinologe Bariola Duro, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të…

2 days ago