Dikur buka e misrit konsumohej gjërësisht në diktaturë dhe para saj. Konsiderohej si tregues varfërie, por në fakt buka e misrit ju mbron nga mjaft sëmundje, veçanërisht ato që kanë lidhje me enët e gjakut.
Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.
Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…