<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

6 kura natyrale për të shëruar plagë në kushte shtëpie përcjell

 

Plagët e hapura janë një makth. Jo vetëm për faktin se janë të dhimbshme dhe të çrregullta, por edhe sepse marrin kohë për t’u shëruar plotësisht. Për të mos harruar se ato lënë edhe shenja në lëkurën tuaj.

 

 

Ju duhet të siguroheni që të parandaloni infektimin e mëtejshëm të plagës, pasi kjo gjë ngadalëson procesin e shërimit.

Por si mund t’i kurojmë plagët apo dëmtimet e ndryshme, me anë të përbërësve që kemi në kuzhinë?

 

 

Ne ju sugjerojmë 7 prej tyre që do ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Gjithsesi mbani mend se këto përbërës funksionojnë më mirë mbi plagë të vogla. Në rast të dëmtimeve të mëdha, ju lutemi drejtohuni mjekimeve profesionale, pranë qendrave shëndetësore.

 

 

Shafrani i Indisë

Një agjent natyral antiseptik dhe antibiotik që është përdorur prej vitesh. Nëse jeni gjakosur aplikoni pak shafran Indie dhe gjakderdhja do të ndalet menjëherë. Gjithashtu këshillohet edhe një gotë qumësht me shafran Indie çdo natë para gjumit.

 

Hudhra

Hudhra njihet për vetitë e saj anti-mikrobike dhe antibiotike. Ajo menjëherë mund të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes, zvogëlimin e dhimbjes dhe ju ndihmon të shëroheni më shpejt. Në fakt, hudhra rrit edhe mbrojtjen natyrale të trupit kundër infeksionit. Nëse plaga po rrjedh gjak, thjesht aplikoni disa thelpi hudhër të grimcuar në të.

 

 

Mjalti

Aplikimi i mjaltit në plagën e hapur ndihmon në dehidratimin e baktereve prej tij dhe mban infeksionet larg. Mjalti është i njohur për vetitë e tij anti-bakteriale, anti-kërpudhore dhe anti-inflamatore. Aplikoni mjaltin direkt në plagë rregullisht përpara se ta lani.

Aloe Vera

Aloe Vera ka veti analgjezike, anti-inflamatore dhe qetësuese që lehtësojnë procesin e shërimit. Në fakt, xheli i saj ka fitokimikale që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e inflamacionit. Aplikoni xhelin në plagë dhe lëreni të thahet. Pastroni zonën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të pastër

 

 

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe mban infeksionet larg, falë vetive të saj hidratuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të aplikoni këtë vaj në zonën e prekur dhe ta mbuloni me një leckë të pastër. Përsëriteni të paktën 2-3 herë në ditë.

 

Qepa

Qepa ka një përbërje anti-mikrobike të njohur si allicin që mbron plagën nga infektimi. Thjesht përzieni një qepë dhe mjaltë në një blender dhe bëni një pastë. Aplikojeni drejtpërdrejtë mbi plagë për të përshpejtuar procesin e shërimit. përcjell Zhurnal.mk .

admin admin

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

5 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

6 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

6 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

6 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

10 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

10 hours ago