<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Simptomat e infarktit te gratë, shpesh keqinterpretohen si “atipike”

Përcaktimi i simptomave të infarktit te gratë, si “atipike”, shpesh mund të pengojë diagnostikimin dhe vonojë trajtimin, sipas një studimi të fundit.

Studimi i publikuar në “Journal of the American Heart Association”, (JAHA) dhe i kryer nga studiues të Universitetit të Edinburgut, në bashkëpunim me mjekë të Shërbimit Shëndetësor “NHS Lothian” në Skoci, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si nënvlerësohen simptomat e infarktit te gratë.

Prej disa dekadash, simptomat e infarktit te gratë, janë përshkruar shpesh si “atipike”, pasi përveç dhimbjes klasike në gjoks, mund të përfshijnë edhe të përziera, vështirësi në frymëmarrje, lodhje të madhe, djersitje, si dhe dhimbje në nofull apo në shpinë.

Ky përshkrim është përdorur për t’i dalluar nga tabloja “klasike” e infarktit, e cila shpesh është më e përhapur te burrat.

Megjithatë, sipas autorëve të studimit, përshkrimi i simptomave të infarktit te gratë si “atipike”, mund të jetë i gabuar dhe potencialisht problematik, në praktikën mjekësore, sepse krijon përshtypjen, se këto simptoma janë më pak tipike ose më pak të rëndësishme, ndonëse janë shumë të shpeshta.

Studimi analizoi pacientë, të dyshuar me sindromën akute koronare, dhe rezultoi se dhimbja në gjoks ishte shumë e zakonshme në të dyja gjinitë: 92% te gratë dhe 91% te burrat.

Dallimi kryesor ishte se gratë shpesh, shfaqnin edhe simptoma të tjera njëkohësisht, si gulçim, të përziera, djersitje, lodhje dhe dhimbje të përhapura në trup.

Këto kombinime simptomash, mund të çojnë në vështirësi të njohjes së menjëhershme të infarktit.

Sipas studiuesve, rreziku kryesor nuk lidhet me vetë simptomat, por me mënyrën se si ato etiketohen dhe interpretohen.

Përdorimi i termit “atipike” mund të kontribuojë në nënvlerësimin e situatës dhe në vonesa të diagnostikimit dhe trajtimit urgjent.

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

2 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

5 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

5 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

5 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

5 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

5 days ago