Një vezë në ditë, një hap larg kardiologut!
Studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.
Veza është një nga ushqimet më të pasura.
Proteina e vezës është shumë e plotë pasi përmban të 9 aminoacidet esenciale që janë bazike për trupin tonë.
Madje përvec aminoaacideve veza përmban edhe shumë vitamina e minerale
“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof.Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit.
Shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë e zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.
“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr.Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë, shkruan “shëndeti”.
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…