<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj

Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por e madhe në peshën e saj njerëzore; një copëz jete ku varfëria nuk e mposht dot nderin dhe ku buka nuk është thjesht ushqim, por provë besimi.

Një hallexhi, i rrahur nga skamja, por i pathyeshëm në dinjitet, e mbante shtëpinë me dyert çelun për Zotin dhe për mikun. Afrohej dita e Bajramit dhe ai, si çdo kryefamiljar që e di se festa nuk është luks, por detyrim shpirtëror, vendosi me shtru sofrën, qoftë edhe me borxh.

Mori rrugën drejt një dugajxhiu dhe, me një përulësi që nuk e përkulte, por e lartësonte, i tha:
“Dua të më japësh ushqime për Bajram. Lekë nuk kam, por kam fjalë bese. Kur të më ndihmojë Zoti, do t’i kthej.”

Dhe fjala e tij u pranua. Sepse në atë botë, fjala kishte peshë më të randë se floriri.
Por koha nuk u tregua bujare. Ditët kaluan, punët nuk morën për të mbarë dhe borxhi mbeti i pashlyer. Erdhi Bajrami tjetër dhe, bashkë me të, një tjetër sprovë.

Skamnorit tashmë i ishte mbyllur një derë, jo nga mosbesimi i tjetrit, por nga pesha e fjalës së vet, të cilën ai nuk mund ta përmbushte. Megjithatë, ai nuk mund të mbyllte derën e shtëpisë së tij, as të linte sofrën pa bukë për mikun.

I ngushtuar mes nderit dhe nevojës, trokiti në një derë tjetër, në një tjetër dugajë. Por kësaj here, fjalët i dolën më të rënda, më të sinqerta, si një rrëfim i zhveshur nga çdo mburojë:

“Dua të ma heqësh lakun prej qafe. Më ndihmo me ba Bajram. Lekë nuk kam… por edhe ma randë, nuk kam as fjalë bese, se e kam lanë te një derë e një nder tjetër.”
Tregtari e pa gjatë. Nuk ishte thjesht një kërkesë për mall, por një provë për shpirtin e tij.
E pyeti shkurt e prerë:
“Sa ke borxh?”

Pra, sa kushtonte fjala e besës.

Kur dugajxhiu mori vesh shumën, nuk bëri hesap tregtari, por bëri hesap njeriu dhe nderi.
Nxori paratë dhe i tha:
“Qe paret. Shko e paguaje borxhin atij. Pastaj, te unë, merr me fjalë bese çka të duhet për Bajram.”

Në atë çast nuk u krye vetëm një tregti. U ngrit një urë mes dy ndërgjegjesh. Njëri ruajti nderin, tjetri e njohu dhe e mbështeti.

Dhe kështu, në një kohë kur buka ishte e pakët, u dëshmua se besa dhe bujaria nuk varfërohen kurrë.

Kjo është ajo Shqipni e heshtur që nuk shkruhet në ligje, por jeton në ndërgjegjen e njerëzve, ku fjala është pasuri, nderi është kapital dhe dera mbetet gjithmonë e hapur për Zotin dhe për mikun.

Ishte ajo Shqipni që, dashtë Zoti, nuk ka mbetur vetëm në të shkuarën; ajo kohë kur fjala e besës kishte peshë nderi dhe besimi ishte pasuri e shpirtit.

admin admin

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

10 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

10 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

11 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

13 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

14 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

14 hours ago