<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Nga: Milutin L. Cerović / aktuelno.me
Përkthimi: Telegrafi.com

Toponimia, ose shkenca e emrave të vendeve, nuk është vetëm një disiplinë e thjesht gjuhësore -është njëkohësisht edhe çelësi për të kuptuar historinë, vazhdimësinë dhe identitetin e një hapësire. Ballkani Perëndimor, një hapësirë ku janë ndërruar qytetërimet, ka lënë pas një rrjet të shtresëzuar emrash: nga ato proto-indoevropiane, ilire dhe trake, tek ato greke dhe romake, e deri tek ato sllave dhe më të vonshme. Emrat e lumenjve, maleve dhe qyteteve ruajnë në vetvete gjurmë të së kaluarës më të vjetër se dy mijë e pesëqind vjet.

Megjithatë, ajo që befason është se shumë prej këtyre emrave largohen sistematikisht jashtë kujtesës publike. Ndërsa disa përpiqen të përvetësojnë titullin e “më të vjetërve”, e vërteta reale tregon se rrënjët më të thella të toponimisë në Ballkan janë shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të vjetra sesa duan të pranojnë mitologjitë zyrtare.

Shtresat më të vjetra

Emrat më të vjetër të hapësirës lidhen me njësitë natyrore – lumenjtë dhe malet. Këto nuk janë rastësi: hidronimet dhe oronimet mbijetojnë për mijëra vjet, sepse popujt që vijnë rrallë i ndryshojnë emrat e lumenjve të mëdhenj dhe vargmaleve. Kështu gjejmë rrënjë proto-indoevropiane tek emrat si:

Tara – lumë dhe mal, i lidhur me rrënjën indoevropiane tar- (rrjedhë, kalim).

Drinus (Drina) – një nga emrat më të vjetër në Ballkan.

Bathinus (Bosnja) – hidronim me prejardhje proto-indoevropiane.

Morava – emër lumi, i lidhur me konceptin “det, ujë”.

Shtresa ilire

Me shfaqjen e ilirëve, nga viti 1200 p.e.s. deri në pushtimin romak, zhvillohet një rrjet i qendrave të para urbane. Toponimet më të njohura të asaj kohe janë:

Scodra (Shkodra) – kryeqyteti i mbretërisë ilire.

Narona – qytet pranë Metkoviqit të sotëm.

Neretva (Narenta, Naroenta) – hidronim ilir.

Zenta (Zeta) – lumë dhe rajon në Mal të Zi.

Dardania – rajon i Kosovës dhe i një zone më të gjerë.

Shtresat greko-romake

Me ardhjen e grekëve dhe romakëve, emrat ilirë në përgjithësi u përvetësuan, por u krijuan edhe rinj:

Naissus (Nishi) – qytet kelto-ilir.

Dyrrachium (Durrësi) – port kyç.

Aspalathos / Spalatum (Spliti) – emër nga shtresa greko-latine.

Epidaurum (Cavtati) dhe Doclea (Dukla) – qendra urbane në Malin e Zi dhe Dalmacinë e sotme.

Shtresa sllave

Me ardhjen e sllavëve në shekujt VI-VII shfaqen emra të rinj, kryesisht të tipit përshkrues:

Kosova – “tokë e kosëve (zogjve)”.

Toplica – “ujë i ngrohtë”.

Bijello Pole, Crna Gora [Mali i Zi] – emra përshkrues.

Këta emra lidhen me emra më të vjetër, por rrallë i zëvendësojnë hidronimet dhe emrat e maleve, gjë që dëshmon për një vazhdimësi të thellë.

Përfundim

Nga analiza e toponimeve të Ballkanit Perëndimor shihet qartë se vazhdimësia historike është shumë më e vjetër dhe më e ndërlikuar sesa pretendojnë sot mitet politike. Emrat më të vjetër – Tara, Drina, Bosna, Morava, Neretva – rrjedhin nga shtresa proto-indoevropiane dhe ilire. Qendrat më të vjetra urbane – Shkodra, Narona, Nishi dhe Dukla – kanë formësuar këtë hapësirë shumë përpara se sllavët të shfaqeshin në burimet e shkruara.

Këto fakte rrëzojnë iluzionin për “popullin më të vjetër në Ballkan” që është imponuar prej dekadash. Befasia më e madhe nuk janë Crna Gora [Mali i Zi] dhe toponimet e saj shumë të lashta, por mbi të gjitha Shqipëria dhe pjesërisht Kosova, ku shihet qartë një vazhdimësi emrash që nuk ka asnjë lidhje me identitetin serb.

Madje tregohet se Nishi është një toponim më i vjetër dhe më i rëndësishëm se Beogradi, i cili në kohët antike nuk përmendet fare.

Ky tekst, pra, ka qëllim të dyfishtë:

1. T’u tregojë gënjeshtarëve famëkeq të cilët gjatë gjithë shekujve XX dhe XXI përsërisin me këmbëngulje mitet e tyre se sa të zbrazëta janë këto rrëfime.

2. Ndërsa për ne të shërbejë si kënaqësi dhe si konfirmim se ajo që kemi ditur dhe kemi parandier, sot po merr edhe mbështetje shkencore.

Toponimet nuk gënjejnë. Janë dëshmitarë të përjetshëm të historisë. Dhe, kur lexohen me kujdes, të gjitha maskat bien përfundimisht. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

17 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

3 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

3 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

4 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

4 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

4 days ago