<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Gruaja e Tomorit 1906: Një fëmijë në kurriz, një për dore dhe një popull mbi supe

GRUAJA E TOMORIT 1906: NJË FËMIJË NË KURRIZ, NJË PËR DORE DHE NJË POPULL MBI SUPE- (Besim Dervishi)

Kjo fotografi e tetorit 1906, e marrë nga libri i Eqerem Bej Vlorës “Nga Berati në Tomorr dhe kthim” (fq.194), është më shumë se një dokument i vjetër. Ajo është një portret i gjallë i forcës së gruas shqiptare. Në të shfaqet një grua nga zona e Tomorit, në Kulmak, me dy fëmijët e saj: njërin e mban në djepin e hedhur në kurriz, tjetrin për dore. Në një çast të vetëm fotografie ajo duket sikur bën disa jetë njëkohësisht. Ndoshta pak metra më tutje kullot bagëtia, ndërsa duart e saj mund të jenë duke punuar me shtiza për një triko. Pra një grua që bën tre e katër punë në të njëjtën kohë, një figurë që përmbledh në një trup të vetëm nënën, punëtoren dhe shtyllën e familjes. Nuk është rastësi që kjo pamje të sjell ndër mend vargjet e Ali Asllanit:

“Ajo dorë që rreh dybekun,
di të zbraze edhe dyfekun;
nëse ditën çan ugar,
natën di të lidh litar.”

Këtu është filozofia e një epoke të tërë. Kjo grua mund të jetë nga Novaj, Lybesha, Skrapari, Kapinova, Bargullasi, Gjerbësi, Ujaniku, ndoshta edhe nga Lushnja apo Vlora, sepse Tomorri gjithmonë ka mbledhur njerëz nga shumë krahina; por në të vërtetë ajo nuk përfaqëson një fshat, ajo përfaqëson një civilizim pune dhe sakrifice.

Në shpinën e saj nuk është vetëm djepi i një fëmije, por djepi i një populli që rritej mes varfërisë, punës dhe dinjitetit. Sot bota flet për gra te famshme qe drejtojne, komandojne, kendojne, aktrojne për gra që bëjnë shumë gjëra njëkohësisht; por kjo fotografi e vitit 1906 dëshmon se gruaja shqiptare e malit e kishte jetuar këtë realitet shumë përpara se bota ta shpikte si term.

Ajo mbante një fëmijë në kurriz, një për dore dhe gjithë jetën mbi supe, ndërsa rruga e saj ngjitej drejt Tomorrit si një metaforë e vetë jetës shqiptare: e ashpër, e lodhshme, por gjithmonë në këmbë. Prandaj kjo fotografi nuk është thjesht një kujtim etnografik; ajo është një akuzë e heshtur ndaj harresës së sotme dhe një monument i gjallë i gruas shqiptare, sepse në atë trup të lodhur, në atë shikim të qetë, në atë djep të lidhur në shpinë, duket sikur është përmbledhur e gjithë e vërteta e saj: gruaja që lind jetën, e mban jetën dhe shpeshherë e mban edhe historinë mbi shpinë.

GEZUAR 8 MARSIN!

admin admin

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

6 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

7 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

8 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

8 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

9 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

9 hours ago