<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Trimi, Çun Mula…Si zog shqipe…

TRIMI, ÇUN MULA…
SI ZOG SHQIPE!

Në vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malësisë së Madhe e zgjodhi Çun Mulën si përfaqësues të saj në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit që u mbajt më dhjetë qershor të atij viti nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës (Qokut). Në këtë kuvend, Çun Mulës iu caktua edhe funksioni i Komandantit të forcave vullnetare ushtarake për gjithë Malësinë e Madhe. Një nga betejat më të mëdha që udhëhoqi Çun Mula, ku dhe u shqua për guxim e trimëri të rrallë, ka qenë lufta e Zharnicës, ku ai me malsorët vullnetarë që komandonte i theu keqasi forcat ushtarake të rregullta të Krajl Nikollës së Malit të Zi.

Po kështu disa vjet më pas, Çun Mula luftoi përsëri edhe kundra forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, kur ajo doli hapur në favor të Malit të Zi për lëshimin e Hotit, Grudës, Plavës dhe Gucisë. Një nga betejat më të njohura që zhvilloi Çun Mula kundra forcave turke, është ajo e zhvilluar në Bajzë të Kastratit kundra forcave ushtarake të Bedri Pashës. Gjatë asaj beteje Çun Mula kërkoi mbështetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut të Shqipërisë me qendër në Shkodër dhe ai e furnizoi me armatime të shumta për forcat vullnetare që Çun Mula i mblodhi në Postribë, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e parë të pamundur përplasjen me malsorët e udhëhequr prej Bajraktarit të Hotit, të cilët ishin të vendosur të luftonin me çdo kush për të mbrojtur tokat e tyre, iu shmang përpjekjes së armatosur dhe i hapi rrugën Çun Mulës.

Kjo ngjarje asokohe bëri bujë të madhe aq sa u përjetësua edhe në këngët e folklorin popullor duke u kënduar me lahutë nga disa breza. Në një nga ato këngë ndër të tjera thuhet: “Ku po shkon more Çun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marrë vesht se m’ashtë zanë rruga / M’ashtë zanë rruga me shumicë / Prej Kastrati deri në Kamicë”. Nga ato këngë të kënduara prej malsorëve të asaj krahine është frymëzuar dhe Padër Gjergj Fishta i cili në veprën e tij madhore “Lahuta e Malcisë”, ndër të tjera shkruan: “Vjen Çun Mula, e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shalë / Të rrebtë për pushkë e të urtë për fjalë”. Përveç aktivitetit të tij si prijës ushtarak në krye të malsorëve, Bajraktari i Hotit Çun Mula njihej dhe respektohej edhe si burrë i urtë në pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqësive të ndryshme jo vetëm në krahinën e tij por edhe më gjërë.

Po kështu Çun Mula është i njohur edhe për kontributin e dhënë në pajtimin në mes parisë së Lezhës dhe bajraktarëve të Mirditës në grindjet e tyre të vazhdueshme për caktimin e kufijve në mes dy krahinave. Në atë kohë që ato grindje në mes dy krahinave ishin acaruar jashtë mase dhe kishin arritur kulmin, kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni, me pëlqimin edhe të bajraktarëve të Lezhës, e thërriti Çun Mulën, i cili i ndau kufijtë duke i lënë të kënaqur të dy palët. Thuhet se ato kufij ku i nguli gurët Çun Mula, vazhdojnë të jenë edhe sot kufijtë që ndajnë dy krahinat e Lezhës dhe Mirditës që asokohe kishin probleme të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Çun Mula vdiq në vitin 1896 në moshën shtatëdhjetegjashtë vjeçare dhe u varros me nderime të mëdha aty në trojet e të parëve të tij në krahinën e Hotit. (Tiranatoday. al)
_____
SI ZOG SHQIPE…
Nga po vjen more Çun Mula
prej Kelmendit sot u ula
nga po vjen more Çun Mula
prej Kelmendit sot u ula
Prej Kelmendit sot u ula
kam marrë vesh se m’â xan rruga
prej Kelmendit sot u ula
i kam marrë vesh se m’â xan rruga
I a xan rruga me shumice
prej n’Kastrat deri n’Kamice
a xan rruga me shumice
prej n’Kastrat deri n’Kamice
Si zog shqipe n’mal mi male
e kish falë Zoti kët djale
si zog shqipe n’mal mi mal
i e kish falë Zoti kët djale
Ç’po gjëmon ky mali Hotit
n’Podgoricë po kërcen topi
ç’po gjëmon ky mali Hotit
n’Podgoricë po kërcet topi
Kërcet topi ene pushka
po na vinë topat me mushka
kërcet topi ene pushka
po na vinë topat me mushka
Nuk jam djalë për me u korite
jam Çun Mula pushkë me qite
nuk jam djalë për me u korite
jam Çun Mula pushkë me qite

admin admin

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

10 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

10 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

10 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

10 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

11 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

11 hours ago