<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Dokumenti i gjetur hedh dritë, duke dëshmuar përpjekjet e shqiptarëve të Ulqin për t’u bashkuar me shtetin shqiptar në vitin 1919.

Një dokument i gjetur së fundmi hedh dritë mbi një episod domethënës të historisë kombëtare shqiptare, duke dëshmuar përpjekjet e shqiptarëve të Ulqin për t’u bashkuar me shtetin shqiptar në vitin 1919.

Në vitin 1878, Kongresi i Berlinit vendosi copëtimin e trojeve shqiptare, duke shënuar fillimin e një drame të gjatë për kombin shqiptar. Edhe dy vite pas këtij kongresi, çështja e kufirit midis Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi mbeti e hapur. Me propozim të Austro-Hungarisë, u hodh ideja që qyteti i Ulqinit t’i jepej Malit të Zi, gjë që u realizua pas demonstrimeve navale të Fuqive të Mëdha, të cilat ushtruan presion mbi Portën e Lartë për të shtypur rezistencën shqiptare.

Megjithëse kishin kaluar disa dekada nga aneksimi i Ulqinit, tek popullsia shqiptare e këtij qyteti nuk u shua kurrë dëshira për t’u bashkuar me shtetin amë. Kjo aspiratë u shpreh qartë në vitin 1919, kur paria e Ulqinit i dorëzoi një dokument Mid’hat Frashëri-t, duke e ngarkuar atë me misionin për të mbrojtur interesat e tyre në Konferenca e Paqes në Paris.

Në këtë dokument thuhet:

“Na të nënshkruem, përfaqësues të popullit shqiptar të Ylqinit, po ia japim këtë akt mëkëmbësie z. Mid’hat bej Frashërit.

Z. Mid’hat bej Frashëri ka të drejtë me përfaqësue popullin e Ylqinit para botës zyrtare e jashtëzyrtare, për me i mbrojtë këto dy pika themeltare:

a) Me kërkue një Shqipni fjesht vetëqeverimtare e etnografike;

b) Me kërkue bashkimin e Ylqinit dhe rretheve të tij me këtë Shqipni vetëqeverimtare.

Në emën të popullit të Ylqinit dhe të rretheve të tij

(vijojnë firmat)”

Ky dokument përbën një dëshmi të rëndësishme historike për aspiratat kombëtare të shqiptarëve të Ulqinit dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, në një moment kyç të rikonfigurimit të hartës politike të Evropës pas Luftës së Parë Botërore.

admin admin

Recent Posts

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

40 minutes ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

16 hours ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

17 hours ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

17 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë?

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

18 hours ago

“Donin ta merrnin italianët”, misteri i gurit që alarmoi shtetin shqiptar më 1929! Çfarë fshihej në Kabash?

ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…

18 hours ago