Një peticion online ka nisur të shpërndahet, përmes të cilit nënshkruesit u drejtohen institucioneve të UNESCO-s me kërkesën që plisi shqiptar të njihet si element zyrtar i trashëgimisë kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas iniciatorëve, një njohje e tillë do të përbënte jo vetëm një vlerësim të denjë për trashëgiminë tonë kulturore, por edhe një garanci që brezat e ardhshëm ta njohin dhe ta vlerësojnë këtë simbol thelbësor të identitetit shqiptar.
Përfshirja zyrtare e plisit në listën e pasurive botërore do të kishte gjithashtu ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit rajonal, duke nxitur interesin e vizitorëve për të zbuluar dhe përjetuar nga afër kulturën tonë të gjallë dhe autentike.
Autorët e peticionit theksojnë se plisi shqiptar përballet me rrezikun e margjinalizimit për shkak të mungesës së njohjes dhe promovimit në nivel ndërkombëtar.
I përdorur nga shqiptarët prej shekujsh, plisi mbart një peshë të veçantë historike dhe kulturore. Ai përfaqëson vazhdimësinë e traditave tona, lidh brezat e sotëm me paraardhësit dhe kontribuon në forcimin e ndjenjës së unitetit dhe krenarisë kombëtare.
Përmes këtij peticioni, qytetarët ftohen të bashkojnë zërin e tyre në mbështetje të njohjes ndërkombëtare të plisit shqiptar, si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, në dobi jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të komunitetit global.
Linku për tek peticioni: https://c.org/vDf2KP5pkx
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…