<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Studim/Vajzat autike diagnostikohen më vonë!

 

Sipas një studimi, femrat mund të jenë po aq të prirura për të qenë autike sa meshkujt, por djemtë kanë deri në katër herë më shumë gjasa të diagnostikohen gjatë fëmijërisë. Megjithatë, deri në moshën 20 vjeç, normat e diagnostikimit mes burrave dhe grave pothuajse barazohen, duke sfiduar bindjen e vjetër se autizmi është shumë më i zakonshëm te meshkujt. Hulumtimi, i udhëhequr nga Instituti Karolinska në Suedi, analizoi të dhënat e personave të lindur në Suedi midis viteve 1985 dhe 2020. Nga 2.7 milionë njerëz të ndjekur, rreth 2.8% u diagnostikuan me autizëm midis moshës dy dhe 37 vjeç.

 

 

Studiuesit zbuluan se, megjithëse në fëmijëri djemtë diagnostikohen shumë më shpesh dhe më herët, me kalimin e viteve vajzat “e arrijnë” këtë diferencë, veçanërisht gjatë adoleshencës, kur numri i diagnozave rritet ndjeshëm. Në mesatare, djemtë diagnostikohen gati tre vjet më herët se vajzat. Mosha mesatare e diagnozës ishte 13.1 vjeç për djemtë dhe 15.9 vjeçe për vajzat. Nën moshën 10 vjeç, djemtë ishin tre deri në katër herë më të prirë të merrnin një diagnozë të autizmit, por kjo diferencë zvogëlohej ndjeshëm deri në moshën 20 vjeç.

 

 

Autorja kryesore e studimit, Caroline Fyfe, tha se gjetjet sugjerojnë se ndryshimi gjinor në përhapjen e autizmit është shumë më i vogël nga sa është menduar më parë dhe se shumë vajza dhe gra janë ose të padiagnostikuara, ose diagnostikohen shumë vonë. Studimi, i botuar në revistën BMJ, vuri gjithashtu në dukje se ndërsa pabarazitë gjinore në diagnozat për fëmijët nën 10 vjeç kanë mbetur relativisht të qëndrueshme gjatë tre dekadave të fundit, ato janë ulur shpejt për grupmoshat më të mëdha.

 

 

Rikujtojmë, se kompania “Mattel” sot prezantoi Barbie-n e parë me autizëm, hap i rëndësishëm drejt përfaqësimit dhe përfshirjes në industrinë e lodrave. Përmes detajeve konkrete e mjeteve ndihmëse që përdoren në jetën e përditshme, u krijua për të reflektuar përvojat e fëmijëve në spektrin e autizmit. Kukulla ka kufje rozë për reduktimin e zhurmës, duke e ndihmuar në përballimin e mbingarkesës shqisore, si dhe një “fidget spinner”, funksional në njërën dorë.

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

5 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

5 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

5 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

11 hours ago