<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi

 

 

Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë.

Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.

Një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi.

 

 

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

– Diarreja

– Të përzierat

– Dhimbjet e stomakut

– Të vjellat

– Dehidratimi

– Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

– Marramendje dhe humbje ekuilibri

– Lodhje

– Etje të tepërt.

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë:

Të moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

Bebet dhe të miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj sipas informacioneve të AgroWeb.org, ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit me sëmundje kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë shtatzëna

Shtatëzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?

Pini lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënjka të vogla gjatë disa orëve.

Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënjka të vogla.

Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diarresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

 

 

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse:

– E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë

– Diarea vazhdon për disa ditë

– Temperatura rritet mbi 38 gradë

– Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit

– Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

23 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

23 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

24 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

24 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

1 day ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

1 day ago