Në librin e dr. Muhamet Pirraku mbi Mulla Idriz Gjilanin, përmendet dialogu i hoxhës trim me ushtarët e tij, në vijën e mbrojtes së kufirit lindor të Shqipërisë nga partizanët komunistë sllavë dhe çetnikët serbë, para betejës për mbrojtjen e Bujanovcit, të 29-31 Tetor, të vitit 1944. Një grup luftëtarësh do të tubohen rreth komandantit të tyre, që kishte ftuar famë. Më se një orë, Mulla Idrisi qëndroi midis tyre dhe u përgjigj në shumë pyetje të luftëtarëve shqiptarë të moshave prej 14-74 vjeç, që ishin të pranishëm në atë llogore burrash.
– “A do ta fitojmë luftën, Komandant?” – e pyeti shkoqur, një luftëtar Mulla Idrisin, por nuk i largonte sytë nga pushka, të cilën e fshinte me dashuri dhe për lakmi. Komandanti iu përgjigj shkurt:
“Humbë vetëm ai popull, që nuk lufton për Vatanin e vet!”
– “Çka është Vatani, Mulla Idris?!” – shtroi pyetjen një luftëtar i lodhur dhe gati i përgjumur, por pushkën e shtrëngonte me të dyjat, që mos t’i binte në tokë.
– “Vatani është Shqipëria, është toka ku u lind i pari jonë, ku i kemi varret e baballarëve, ku shqiptari është trashëguar djalë pas djali!” – iu përgjigj Mulla Idrisi.
Një luftëtar, që nuk i kishte kaluar të katërmbëdhjetë pranverat, mbështetur me faqe për pushkën dhe, vetëm ai ishte ngritur në gjunjë për ta parë komandantin e vet duke folur, pyeti, si pa rend, duke ia prerë fjalën edhe Mulla Idrisit: “Sa është Shqipëria komandant…?”
– “Biri im, iu drejtua Mulla Idrisi tashmë me një butësi jo të komandantit të vrashë, por të prindit, Shqipëri është krejt vendi ku uji i thuhet ujë, e ku bukës i thuhet bukë. Ky vend dikur ka qenë shumë i madh, por tash, siç shkroi gazeta ‘KOSOVA’, ka vetëm 74000 km². Të mos luftosh për ta bashkuar këtë tokë është tradhti. Të bëhesh kurban i lirisë së kësaj toke, është pavdekshmëri dhe Lavdi e Perëndisë, sepse vetëm Shehidi për atdhe e fe nuk përgjigjet për gabimet dhe fajet në këtë botë. Ai shkon i pastër te Zoti, sepse është i larë me gjakun e vet…”
Një luftëtar i moshuar, mbi të gjashtëdhjetat, ndërhyri me një pyetje me tendencë të caktuar:
“Kush jemi në rrugë të drejtë: Ne, Mbrojtja Kombëtare e Kufirit, apo vëllezërit tanë partizanë-komunistë, të cilët e morën Shqipërinë dhe hynë në Kosovë, me luftë të përbashkët me shkijet…?!”
Mulla Idrisi, me gjasë, nuk e kishte pritur një pyetje të tillë. Ndonëse bënte ftohtë vjeshte, i shpërthyen djersët, avull! Për një çast, heshti. Së pari nxori Kur’anin nga xhepi, e vuri mbi tokë dhe revolen ia vuri mbi, pa e lëshuar nga dora:
“Pasha këtë Kur’an të Allahut, Dheu i kësaj Shqipërie të mos më lëshojë brenda, na jemi në luftë të drejtë para Zotit, para popullit, para historisë dhe para Vatanit…”
Rishkrimi i historisë është domosdoshmëri, për të larguar nderimin për të gjithë emrat e figurave shqiptare-komuniste (nga shkollat, rrugët dhe lapidarët), që i sollën Kosovës dhe Shqipërisë dy regjime të cilat edhe u’a tjetërsuan besimin në Zot edhe ua zëvendësuan dashurinë ndaj atdheut në dashuri ndaj vëllazërim-bashkimit (socialist, sllavocentrik).
Nga profili Asdren Bytyqi, FaceBook. /Trungu & InforCulture
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…