<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ngjarje e vitit 1912: Pse Ahmet Delia u kthye në gjysmë të rrugës, ja fjalët që ia tha Isa Boletinit…

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka ndarë një histori nga viti 1912 në mes të dy luftëtarëve të shquar Isa Boletinit dhe Ahmet Delisë.

Derisa Boletini është mirë i etabluar në historinë zyrtare të shqiptarëve, Delia është figurë që e ka shtrirjen shumë më të madhe në historinë popullore mes njerëzve se sa në librat e historisë.

Figura e tij e jashtëzakonshme as nuk është studiuar thellë mjaftueshëm dhe as nuk është e shtrirë përkitazi me të bëmat.

Një nga këto histori jo shumë të të dëgjuara e ka sjellur në llogarinë e tij në Facebook, Blerim Latifi.

Kur kishte ardhur momenti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Boletini e Delia ishin nisur bashkë për në Vlorë.

Postimi i plotë i z. Latifi në Facebook:

Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

Pasi nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë. Luftëtarët e tjerë u shpërndanë nëpër katund, ndërsa Isa qëndroi me plakun e Prekazit.

Tanë natën e kaluan duke folur për gjamën e madhe që kishte ra n’Kosovë, pushtimin serb.
– Kam marrë habere se n’Shqypni asht t’ue u ba nji kuvend i madh e une duhna me kanë aty, – i tha Isa, Ahmet Delisë. – Po du qe ti me ardh shoq me mue!

Kur zbardhi dita e re të dy burrat u vunë në krye të luftëtarëve dhe nisën udhëtimin e gjatë. Kur kaluan Përroin e Keq dhe u ngjitën në rrafshlartën e Qubrelit, u ndalën për të pushuar. Midis dy burrave nisi një bisedë e vështirë.

– Duhet të kthehemi, Isa Beg! – i tha Ahmet Delia. – Qysh po shkojmë n’ Shqypni e gratë e thmitë po i lamë n’ dur t’shkaut.

– Nuk mujm me qëndru ma shumë ktu; atje kena me u bashku e kur t’vjen pranvera kemi me liru tanë Kosovën, – ia ktheu Isa.

Por Ahmet Delia nuk u bind.

– Ty udha e mbarë e unë po kthehna; nuk m’bajnë kambët me shku manej! – ishin fjalët e fundit të tij para se të ndahej nga Isa Boletini.

Në fillim të dhjetorit Isa Boletini u shfaq në Vlorë, ku tanimë ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa pak ditë më vonë Ahmet Delia u vra në një betejë epike me një njësi paramilitare serbe, e cila e kishte sulmuar Prekazin për ta plaçkitur e dhunuar. /Mekulipress

admin admin

Recent Posts

Nëse keni temperaturë, ja çfarë duhet të bëni urgjent

  Temperatura e lartë e trupit është një shenjë se organizmi po lufton me një…

37 minutes ago

Kultura dhe personat me aftësi të kufizuara – një realitet i padukshëm

Kultura shpesh përshkruhet si pasqyrë e shoqërisë. Por çfarë ndodh kur një pjesë e shoqërisë…

1 hour ago

A i duhen arkeologë Kosovës?

  Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe…

2 hours ago

OBSH: Çfarë është virusi Nipah dhe sa i rrezikshëm është ai tek njerëzit?

    Virusi Nipah është një virus që gjendet te kafshët, por mund të prekë…

3 hours ago

A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

    Shumë njerëz i thajnë rrobat në radiator gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, kjo…

18 hours ago

Si u bë virale një pinguin që vendosi të ndahej nga kolonia e tij në vitin 2026?(VIDEO)

    Një skenë nga filmi dokumentar “Takime në Fundin e Botës” , me regji nga Werner Herzog në…

18 hours ago