<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Rasti i rrallë i dokumentuar në Kanada, ariu polar adopton këlyshin e braktisur

Studiuesit në veriun e Kanadasë kanë regjistruar një ngjarje të pazakontë këtë vjeshtë: një ari polar nënë ka adoptuar një këlysh që nuk ishte i saj biologjik.

Ngjarja u vëzhgua pranë qytetit Churchill në Manitoba, gjatë migrimit vjetor të arinjve polarë. Siç shkruan BBC, shkencëtarët vunë re se arusha pesëvjeçare, e cila në pranverë kishte vetëm një këlysh, në vjeshtë u shfaq me dy, njërin që ishte i shënuar për studim dhe tjetri pa shenjë.

“Është e pazakontë,” tha Alyssa McCall, shkencëtare në organizatën Polar Bears International, në një video. “Nuk e dimë pse ndodh… por e dimë që nuk ndodh shpesh fare.”

Ky është vetëm rasti i 13-të i adoptimit të dokumentuar në gati pesë dekada studimesh mbi 4 mijë e 600 arinj polarë në rajon. Shkencëtarët nuk e dinë ende çfarë ka ndodhur me nënën biologjike të këlyshit të ri, por po e hetojnë përmes analizave gjenetike.

Ekspertët thonë se ky veprim rrit shanset e mbijetesës së këlyshëve, të cilët në natyrë kanë vetëm 50% gjasa të arrijnë moshën e rritur.

“Arinjtë kanë nevojë për çdo ndihmë që mund të marrin këto ditë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Evan Richardson, shkencëtar i arinjve polarë në Environment and Climate Change Canada. “Nëse femrat kanë mundësinë të marrin një këlysh tjetër dhe ta rrisin me sukses, kjo është një gjë e mirë për arinjtë në Churchill.”

Familja pritet të shkojë drejt akullit të detit, ku këlyshët do të mësojnë nga nëna e tyre si të gjuajnë fokat dhe të mbijetojnë vetë.

“Është thjesht bukur të dish që arinjtë kujdesen për njëri-tjetrin,” shtoi Richardson.

admin admin

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

8 hours ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

9 hours ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

10 hours ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

11 hours ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

11 hours ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

12 hours ago