Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave synon të vendosë një paralajmërim “Black Box” për vaksinat kundër COVID-19. Këtë e raporton CNN duke cituar dy persona që kanë njohuri me planet e agjencisë.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse paralajmërimi për vaksinat kundër COVID-19 do të zbatohej vetëm për vaksinat mRNA apo për të gjitha vaksinat kundër koronavirusit dhe as nëse do të zbatohej për të gjitha grupmoshat, shkruan A2 CNN.
Paralajmërimet “Black Box” shfaqen në krye të informacionit të përshkrimit për barnat. Është paralajmërimi më serioz i FDA-së, i destinuar të njoftojë për rreziqe, si vdekja apo reagime kërcënuese për jetën ose aftësinë, të cilat duhet të peshohen kundrejt përfitimeve. Plani ende nuk është finalizuar dhe mund të ndryshojë. Ai pritet të zbulohet deri në fund të vitit. (A2 Televizion)
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…