<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shqiptarët e Kosovës në Arkivat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane – CIA-s

Nga: Lekë Mrijaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA-s), ndër epokë dhe vite e vite kanë përcjellë me vëmendje të veçantë zhvillimet politike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në hapësirat e Ballkanit perëndimor, veçanërisht në territoret shqiptare nën administrimin e komunisteve jugosllav. Në fokus të inteligjencës amerikane ka qenë vazhdimisht edhe rrjedhja e informacionit të klasifikuar që lidhej me planet dhe veprimet e aparatit represiv të Jugosllavisë komuniste ndaj shqiptarëve (përfshirë edhe klerikë të lartë të Kishës Katolike në Kosovë), burgosje masive, tortura sistematike, spastrime etnike të heshtura dhe fushata hakmarrëse të orkestruara nga strukturat shtetërore komuniste serbo-jugosllave. Dokumentet e burimeve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane-CIA-s tregojnë qartë se Shtetet e Bashkuara jo vetëm ishin të informuara për tragjedinë shqiptare, por edhe se e konsideronin situatën në Kosovë si një shqetësim serioz të sigurisë rajonale.

Në një nga këto dokumente, të datës 7 janar 1953, i cili përbëhet nga 33 faqe, në faqen 1 dhe pikën 2 paraqiten të dhëna të rëndësishme historike e politike, të cilat hedhin dritë mbi rrënjët e padrejtësive ndaj shqiptarëve. Në këtë dokument thuhet se: “Në kohën kur u vendosën kufijtë e Shqipërisë nga Konferenca e Londrës në vitin 1913, Kosova iu dha Serbisë. Shumë kosovarë dhe shqiptarë të tjerë që jetonin në territoret e sapopushtuara nga Serbia kërkuan strehë në Shqipëri. Këta të zhvendosur u vendosën në Fushë-Krujë, Mamurras, Fushë e Mbretit (Elbasan), Myzeqe, dhe në zona të tjera të vendit. Të tjerë u dëbuan me forcë nga autoritetet serbe. Në mesin e tyre kishte edhe shumë personalitete të njohura, ndër të cilët familja Bllaca si dhe një numër i madh klerikësh të lartë të Kishës Katolike. Ndër ata që arritën të shpëtonin jetën duke ikur në Shqipëri në vitin 1929, ishin: At’ Shtjefën Kurti, At’ Gjon Biçaku, At’ Mikel Shala. Në atë kohë, qeveria shqiptare i dërgoi Lidhjes së Kombeve një protestë të ashpër lidhur me vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit, një nga figurat më të ndritura të kulturës shqiptare. Vrasja e tij përshkruhet gjerësisht në një libër të botuar në Tiranë në vitin 1943 nga doktori Vasi Samimi”.

Këto dëshmi arkivore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane-CIA-s, jo vetëm sjellin fakte të pamohueshme për tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës në dekada të ndryshme, por edhe tregojnë se vuajtjet, dhuna, shpërnguljet dhe padrejtësitë e kryera ndaj tyre kanë qenë të njohura dhe të monitoruara nga institucionet më të larta të inteligjencës Amerikane. Historia e dhimbshme e këtij populli është përcjellut dhe regjistruar me kujdes në dokumente sekrete, të cilat sot shërbejnë si dëshmi të fuqishme të Golgotës shqiptare në Ballkan.

Klinê, më 26 nëntor 2025

admin admin

Recent Posts

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

  I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe…

18 hours ago

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa…

18 hours ago

Për duart e thata ky veprim pas larjes ju ndihmon t’i keni gjithmonë të buta!

  Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që…

19 hours ago

Udhëtimi i vitit 1858 në Shqipërinë dardane

Në vitin 1858, studiuesi austro-hungarez, Johann Georg von Hahn, i cili më vonë do të…

20 hours ago

Pse macet ndonjëherë hanë me sytë mbyllur?

Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë…

20 hours ago

Aftësitë e rralla të shqiptarëve për udhëheqje, luftë, arkitekturë ndërtime etj…

AFTËSITË E RRALLA TË SHQIPTARËVE PËR UDHËHEQJE, LUFTË, ARKITEKTURË, NDËRTIME ETJ. GREQIA, PERANDORIA OSMANE, EGJIPTI,…

21 hours ago