<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet çamçakëzi i Epokës së Gurit i përtypur 10 mijë e 500 vjet më parë

Arkeologët në Estoni kanë zbuluar një copë katrani të thuprës, të përtypur rreth 10 mijë e 500 vjet më parë nga një vajzë adoleshente e Epokës së Gurit. Gjetja u bë nga Instituti i Historisë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tartu-s, i cili identifikoi në të shenja dhëmbësh dhe gjurmë të pështymës.

Katrani i thuprës, i prodhuar përmes distilimit të thatë të lëvores së pemës, përdorej në lashtësi si ngjitës, por edhe për qëllime shëndetësore, si lehtësimi i dhimbjeve të dhëmbëve. Pas analizimit të ADN-së së pështymës, Instituti i Gjenomikës i universitetit zbuloi se substanca ishte përtypur me shumë gjasë nga një vajzë me flokë dhe sy kafe.

“Instituti ruan mostra ADN-je nga 20% e popullsisë së Estonisë, çka u jep shkencëtarëve mundësinë të krahasojnë materialin modern gjenetik me atë antik”, tha historiania Bettany Hughes.

Zbulimi u prezantua në dokumentarin Hidden Estonia: Land of Fire and Ice, pjesë e serisë Bettany Hughes’ Treasures of the World, i transmetuar të shtunën në Channel 4.

“Qasja në kërkimet e ekipit ishte një moment vërtet magjik”, u shpreh Hughes. “Një objekt i hedhur tutje mund të na sjellë ballë për ballë me njerëzit e së kaluarës. Tani e dimë se njerëzit përtypnin katran thuprash për të qetësuar dhimbjet e dhëmbëve ose për ta përdorur si ngjitës. Madje, fakti që [vajza] kishte sy dhe flokë kafe sfidon supozimin se evropianët e Veriut në lashtësi kishin kryesisht flokë të çelët dhe sy blu.”

Universiteti i Tartu-t po analizon edhe artefakte të tjera historike nga e gjithë Estonia, përfshirë një kryq metalik 800-vjeçar me figura gjinie, që lëshon tingull kur mbahet. Kryqi ka një pjesë të lëvizshme në formë vulve që godet një gravurë të një penisi.

Prof. Heiki Valk i tha Hughes se objekti tregon mënyrën se si estonët mesjetarë bashkuan simbolet pagane të pjellorisë me besimin e tyre të ri të krishterë. “Kur e mban, nxjerr një tingull të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Në dokumentar, Hughes analizoi edhe artefakte të gjetura pranë skeletit të një gruaje të shekullit XII në fshatin Kukruse. “Zonja e Kukruse-s”, rreth të pesëdhjetave, ishte varrosur me stoli bronzi e argjendi, ushqim për jetën e përtejme, një sitë, thika dhe një vezë zogu të fekonduar të vendosur pranë këmbëve.

Dr. Ester Oras, arkeologia që analizoi guaskën e vezës, tha: Dikush ka vendosur që kjo grua të varrosej me një vezë të fekonduar, ndoshta për arsye simbolike të lidhura me krishterimin dhe pjellorinë.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

1 day ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago