<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Kush ishte banori i parë i Shtëpisë së Bardhë?

Kur John Adams u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë më 1 nëntor 1800, Uashingtoni ishte ende një qytet i pazhvilluar.

Edhe pse ndërtesa ishte ende e papërfunduar, Adams u bë banori i saj i parë, duke filluar një traditë që ka zgjatur më shumë se dy shekuj.

Shtëpia e Bardhë, e njohur atëherë si “Pallati i Presidentit”, filloi në vitin 1792 sipas një projekti nga arkitekti irlandez James Hoban. U zgjodh një ndërtesë klasike, simetrike në stilin gjeorgjian dhe gur-themeli u vendos nga presidenti George Washington. Por Washington nuk pati kurrë mundësi të jetonte aty – vdiq në vitin 1799, një vit para se të përfundonte ndërtimi.

Kur Adams dhe gruaja e tij Abigail u zhvendosën, shumë dhoma ishin ende të pa mobiluara dhe pa perde. Oxhaqet shpesh mbushnin dyshemenë me tym. Abigail përshkroi në letrat drejtuar miqve se si thante rrobat në Dhomën e madhe Lindore, pasi ishte e vetmja dhomë me hapësirë dhe ngrohtësi të mjaftueshme.

Pavarësisht shqetësimeve, familja Adams ndjeu një ndjenjë të fortë krenarie – Shtëpia e Bardhë ishte një simbol i republikës së re, provë se SHBA kishte ndërtuar një qendër të përhershme politike.

Adams kaloi vetëm disa muaj në Shtëpinë e Bardhë, pasi humbjet zgjedhjet në mars 1801 dhe ia dorëzoi pushtetin Thomas Jefferson.

Para se të largohej, Adams ofroi një lutje që e shkroi në murin e një dhome dhe më vonë e gdhendi në oxhakun në atë që tani është Dhoma e Burrit të Shtetit: “Lutem që vetëm njerëz të ndershëm dhe të mençur të sundojnë nën këtë çati”, raporton KosovaPress.

Kjo fjali u bë emblemë e vizionit të Adams për demokracinë amerikane. Edhe pse modeste dhe e shkurtër, mandati i tij në Shtëpinë e Bardhë ishte një fillim historik – momenti kur një ndërtesë e zbrazët u bë shtëpia e presidentit amerikan dhe qendra e jetës politike të kombit.

admin admin

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

10 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

13 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

13 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

14 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

14 hours ago