Është koha e turshive dhe kur jeni shtatzënë mund të mendoni se a është mirë që t’i konsumoni.
Sot, të gjitha perimet mund t’i blini në dyqanin e lagjes pa marrë parasysh periudhën e vitit.
Ndonëse kjo e ka lehtësuar punën në kuzhinë, jam i sigurt se të gjithë pajtohemi se turshitë janë të pazëvendësueshme.
Turshitë bëhen përmes procesit të laktofermentimit kur amidoni dhe sheqeri i cili gjendet në perime transformohet në acid acetik. Prodhimin e acidit laktik e ndihmojnë edhe shumë baktere. Në perimet e fermentuara shumohen laktobacilet të cilat stimulojnë prodhimin e shumë enzimeve dhe substancave antibakterore dhe antikancerogjene. Laktobacilet ndihmojnë tretjen e ushqimit, e përmirësojnë imunitetin, rrisin sasinë e vitaminës B, omega 3 acideve yndyrore, enzimeve tretëse, laktozës dhe acidit acetik.
Një “pikë e dobët” e turshive është sasia e madhe e kripës, por perimet e konzervuara mund t’i shpërlani me ujë për ta larguar kripën.
Turshitë e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme se sa ato industriale. Në turshitë industriale ka shumë uthull, (prandaj edhe janë më të tharta) dhe pasterizimi bëhet në temperatura të larta të cilat i ndërpresin proceset enzimatike dhe i vrasin laktobacilet.
Të mirat e turshive janë:
– E rivendosin ekosistemin e organizmit duke shtuar bakteret “e mira”.
– Laktobacilet e ndihmojnë tretjen e ushqimit.
– Enzimet e lehtësojnë tretjen.
– Turshitë e rregullojnë nauzenë dhe të vjellurat e mengjesit.
– E pastrojnë organizmin. Fillimisht shtohet sasia e gazërave në zorrë, por shumë shpejt rregullohet puna e zorrëve dhe jashtëqitja.
– Turshitë e shtojnë oreksin.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…