<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

– Vështrim për librin e Daut Dautit Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire, 1876-1914 [Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914], botuar nga shtëpia e njohur botuese, Bloomsbury Academic – Nga: Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos / Canadian Slavonic Papers

Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Ky është një libër i shkëlqyer. Pikë. Dauti është një autor dhe studiues i jashtëzakonshëm, puna e të cilit për periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë tashmë është e njohur gjerësisht. Ky botim, tejet i kuptueshëm dhe i lehtë për t’u lexuar, është plot me të xhevahire që na ndihmojnë të kuptojmë se si mbijetuan (por, rrallëherë lulëzuan) shtetet e vogla në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

Fokusi te Britania është çelësi i origjinalitetit të librit. Dauti ka të drejtë kur thekson se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte interesa të mëdha apo të drejtpërdrejta në Shqipëri, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se pse shqiptarët shpresuan për ndihmë prej saj. Kush më mirë sesa një fuqi e paanshme për t’i shpëtuar ata nga fqinjët e këqij? Sidoqoftë, aty ku Dauti pasuron njohurinë tonë për atë periudhë është pikërisht roli që luajti Mbretëria e Bashkuar në çështjet shqiptare.

– Lexo po ashtu shkrimin e profesorit Andrew Thomas Park për veprën e Daut Dautit: Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane

Pasi përshkruan shqiptarët më 1878 me themelimin e Lidhjes së Prizrenit, Dauti analizon se si u pasqyrua e gjithë kjo në Londër dhe në Stamboll. Dauti e vendos politikën e jashtme britanike ndaj shqiptarëve brenda pozicioneve liberale dhe konservatore. Liberalët e shihnin fenë si “një element thelbësor në ngritjen e ndjenjës kombëtare në Ballkan” (32). Kjo qasje nuk paralajmëronte gjë të mirë për shqiptarët me shumicë myslimane, pasi Britania i paramendonte të krishterët si të jetonin në një shtet “barbar” mysliman. Për më tepër, siç shton Dauti, udhëtarët britanikë që kishin ndikim shpeshherë i kishin sharë shqiptarët.

Sa për Britaninë, kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike gjërat nuk u përmirësuan, pasi mbizotëroi qasja liberale dhe lufta u pa në thelb si një luftë e drejtë për të çliruar të krishterët.

Duke parë se gjithçka ishte kundër shqiptarëve, është e jashtëzakonshme që ata arritën pavarësinë. Kjo histori, megjithëse e treguar mirë më parë, rrëfehet sërish me vështrime të reja nga Dauti. Përderisa Shqipëria dhe shqiptarët kishin qenë kryesisht dytësorë për Britaninë, më 1912 gjërat ishin ndryshe. Shqipëria nuk mund të injorohej.

Në kapitullin 7, “Ballkani për popujt ballkanikë”, më pëlqeu shumë shkrimi i Dautit mbi kontributin e Edith Durhamit në çështjen shqiptare. Për të qenë i sinqertë, nuk lodhem kurrë nga analiza e saj shpesh therëse dhe e drejtpërdrejt për Ballkanin dhe shqiptarët në veçanti. Edhe pse fillimisht mendonte se rajoni kishte nevojë për një sundimtar të krishterë, më vonë u bë mbështetëse e kauzës kombëtare shqiptare, të cilën e shihte si qendrore për zgjidhjen e problemit ballkanik.

Në fund, ishte Austro-Hungaria ajo që shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ishte e vetmja fuqi gjatë Konferencës së Londrës që tregoi se mund të shkonte në luftë për Shqipërinë.

Në anën e shqiptarëve ishte parlamentari dhe diplomati i palodhur britanik, Aubrey Herbert, i cili me këmbëngulje mbrojti parimin etnik në përcaktimin e kufijve të rinj të Shqipërisë – kufij të cilët, në fund, sipas Herbertit, fatkeqësisht u dhanë atyre vetëm “shkëmbinj, gryka dhe përrenj malorë” (147). Britania, siç vëren Dauti, nuk kishte interes për një Shqipëri etnike që përfshinte të gjithë shqiptarët dhe qëndroi besnike ndaj synimeve të veta strategjike.

Kur Konferenca e Londrës përfundoi punën në gusht të vitit 1913, gjithçka që i duhej ishte të gjente ndonjë princ të papunë gjerman për të sunduar vendin. Herberti paralajmëroi me zgjuarsi se gjetja e dikujt që ishte i përshtatshëm do të ishte punë e vështirë. Ai i shkroi vëllait të vet: “Çdo princ do të ishte budalla ta pranonte po ta dinte vështirësinë, dhe edhe më budalla po të mos e dinte” (151). Kështu filloi një varg i gjatë e budallenjve që sunduan Shqipërinë.

E pavarur, por e privuar nga tokat e rëndësishme shqiptare, vendi pa të zbehej mbështetja për procesin e shtetndërtimit. Ana pozitive ishte se sovraniteti i shkurtër të cilin Shqipëria arriti më 1913, padyshim e shpëtoi nga zhdukja pas Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

12 hours ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

12 hours ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

12 hours ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

1 day ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

1 day ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

1 day ago