<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto pije e shkatërrojnë mëlçinë, ndonëse shumë njerëz mendojnë se janë të padëmshme

 

 

Edhe pse alkooli njihet si armiku kryesor i mëlçisë, gastroenterologët dhe hepatologët kryesorë alarmojnë se rreziku më i madh dhe më i nënvlerësuar vjen nga pijet e sheqerosura, lëngjet e gazuara dhe shurupi i misrit me fruktozë të lartë. Sipas ekspertëve, këto pije shkojnë direkt në mëlçi duke u shndërruar në yndyrë, ndërsa lëngjet “dietike” (pa sheqer), ndonëse nuk e dëmtojnë direkt, stimulojnë shtimin në peshë dhe dëshirën për sheqer, duke u shndërruar në një rrezik indirekt.

Si ndikojnë lëngjet e zakonshme në mëlçi?

Konsumimi i rregullt i lëngjeve me sheqer është jashtëzakonisht i dëmshëm për mëlçinë.

 

“Nga të gjitha zakonet ushqimore që diskutoj me pacientët, shumë prej tyre e nënvlerësojnë ndikimin që lëngjet kanë mbi mëlçinë. Njerëzit mendojnë për shtimin në peshë apo kariesin, por mëlçia rrallë u shkon ndërmend. E në fakt, duhet!”, thotë Dr. Treta Purohit, gastroenterologe dhe hepatologe.

 

“Lëngjet përmbajnë shurup misri me përmbajtje të lartë fruktoze, i cili nxit grumbullimin e yndyrës në mëlçi dhe mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës”, shpjegon Dr. Neha Jakhete, gjithashtu gastroenterologe dhe hepatologe.

Dr. Purohit shton se këto pije ndikojnë në trup ndryshe nga ato me lloje të tjera sheqeri.

 

“Glukoza përdoret nga indet në të gjithë trupin dhe rregullohet nga insulina. Fruktoza jo. Ajo udhëton pothuajse direkt në mëlçi, e cila një pjesë të madhe të saj e shndërron në yndyrë. Me kalimin e kohës, siç grumbullohet kjo yndyrë, mëlçia inflamohet dhe mund të formohet ind cikatrizues (ind me shenja). Ajo që fillon si mëlçi e dhjamosur mund të përparojë në një sëmundje më serioze, dhe hulumtimet tregojnë se kjo mund të ndodhë pavarësisht nga shtimi në peshë. Pijet e gazuara nuk kontribuojnë në sëmundjet e mëlçisë vetëm përmes kalorive shtesë, por në mënyrë të drejtpërdrejtë”, thotë Dr. Purohit.

 

 

Dr. Purohit vë në dukje hulumtimet shkencore që e konfirmojnë këtë. Një meta-analizë e më shumë se 35.000 njerëzve tregoi se konsumimi i më pak se një pijeje të gazuar në javë lidhej me një probabilitet 14 për qind më të lartë për mëlçi të dhjamosur, ndërsa shtatë ose më shumë pije në javë e rritnin këtë probabilitet me 53 për qind. Një studim tjetër tregoi se njerëzit që pinin të paktën një pije të ëmbëlsuar me sheqer në javë kishin më shumë se dy herë e gjysmë më shumë gjasa të zhvillonin mëlçi të dhjamosur.

 

Si ndikojnë pijet “dietike” në mëlçi?

Sipas hepatologëve, pijet dietike (pa sheqer) nuk ndikojnë aq negativisht në mëlçi sa ato me sheqer, por kjo nuk do të thotë se janë të padëmshme. Mjekët shpjegojnë se lidhja midis pijeve dietike dhe shëndetit të mëlçisë është më komplekse. Për dallim nga lëngjet e zakonshme, nuk ka prova shkencore që pijet dietike shkaktojnë drejtpërdrejt disfunksion metabolik të mëlçisë (MASLD), por ato mund të shkaktojnë dëm në mënyrë indirekte.

 

Dr. Jakhete thotë se hulumtimet shkencore tregojnë një lidhje midis pirjes së rregullt të pijeve të gazuara dietike dhe shtimit në peshë, ndoshta sepse ëmbëlsuesit artificialë rritin dëshirën dhe epshin për sheqer të vërtetë.

admin admin

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

17 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

17 hours ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

19 hours ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

19 hours ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

19 hours ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

19 hours ago