Performanca e Wi-Fi-së në shtëpi mund të ndikohet ndjeshëm nga disa pajisje, dhe ndoshta as që e keni kuptuar këtë.
Vendosja e ruterit të Wi-Fi-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për performancën e tij. Kur instaloni Wi-Fi në shtëpi, tekniku mund t’ju këshillojë ta mbani larg mureve të trasha ose të mos e vendosni në dysheme.
Megjithatë, ndoshta nuk ju paralajmëron për pajisjet shtëpiake që ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e tij.
Sipas ekspertëve të teknologjisë, ekzistojnë disa pajisje që nuk duhet t’i mbani pranë ruterit tuaj të Wi-Fi-së. Nëse po përjetoni probleme me shtrirjen apo shpejtësinë e internetit në shtëpi, ndoshta duhet të mendoni ta zhvendosni ruterin nëse ndodhet pranë njërës nga këto pajisje të zakonshme shtëpiake.
Sam Jenkinson, ekspert në Tiger Modular, thotë se duhet të mbani ruterin larg si pajisjeve të mëdha, ashtu edhe atyre të vogla elektronike.
Pesë pajisjet dhe elektroniket që duhet t’i shmangni pranë ruterit janë:
Televizorët – Mund të bllokojnë sinjalin e Wi-Fi-së;
Frigoriferët – Mund të bllokojnë apo edhe të përthithin sinjalin;
Mikrovalët – Këto pajisje kuzhine funksionojnë në të njëjtat valë radio si ruteri. Nëse ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, sinjalet e ruterit mund të ndërpriten;
Altoparlantët me Bluetooth – Pajisjet me Bluetooth shkaktojnë ndërhyrje në Wi-Fi në të njëjtën mënyrë si mikrovalët;
Telefonat fiks – Edhe pse nuk janë më aq të zakonshëm në Kosovë dhe mbarë botën, duhet t’i mbani larg ruterit për të njëjtat arsye që përmendëm më sipër.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…
Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…
Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…
Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…
Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…